Bajerni i Mynihut ka një mesazh të veçantë për tifozët shqiptarë të klubit (FOTO)

Foto 1 nga 3 Pas Para

Klubet e mëdha evropiane tregojnë vëmendje tifozëve të tyre, jo vetëm vendas, por edhe të huaj.

Fakti që mijëra shqiptarë bëjnë tifo për Bajernin e Mynihut ka bërë që klubi gjigant t’i dedikojë atyre një kartolinë urimi.

Në orët e fundit të vitit 2017, gjermanët i kanë rezervuar një urim të veçantë të gjithë fansave të tyre në Shqipëri.

Në faqen zyrtare të klubit në “Facebook” ka një falënderim për mbështetjen e tifozëve shqiptarë, ndërsa në foto krahas flamurit të Bajernit shihet edhe ai i Shqipërisë.

Ndërkaq në gjuhën shqipe shkruhet fjala: “Faleminderit!”

Të tjera

Abissnet