Baçe: Mbretëresha Teuta me “jacuzzi”, në Greqi doli 4 shekuj më vonë

Foto 1 nga 3 Pas Para

Akademiku Apollon Baçe prezanton librin “Arkitektura në Iliri” në Akademinë e Shkencave. Botimi është nominuar për çmimin kombëtar shkencor “Çabej”. Autori rrëfen për “Shekulli”-n risitë edhe gjurmët, e arkitekturës ilire deri në ditët tona

Anila Dedaj

“Kush njeh të kaluarën, nuk ka frikë nga e ardhmja”,  me këto fjalë akademiku dhe arkeologu Apollon Baçe tërheq vëmendjen për thellimin e studimeve dhe ruajtjen e gjurmëve ilire në vendin tonë. Si ndihmesë për kërkuesit e rinj, Baçe prezantoi dje, së bashku me studiuesin Pirro Thomo dhe arkeologon Neritan Ceka librin e tij “Arkitektura në Iliri”, në Akademinë e Shkencave. Profesor Ceka, gjatë fjalës së tij e cilësoi librin e nominuar për çmimin kombëtar shkencor “Çabej”, si një studim të mirëfilltë që vjen në këtë fushë pas 50 vjetësh. Ky botim i Akademisë vjen si rezultat disavjeçar i një vargani ekspeditash të autorit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj (në vende si Sllovenia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Greqia, diaspora ilire dhe Italia Jugore). “Po ashtu është bërë një punë e gjatë kamerale. Ndër to, pesë vitet e socializmit pasdoktoral në Republikën Federale të Gjermanisë, më lejuan të shfrytëzoj bibliotekën arkeologjike të Marburgut, e dyta në botë për nga pasuria, si dhe më krijuan privilegjin e konsultimit me avangardën gjermane të fushës”, u shpreh Baçe gjatë fjalës së tij. Thomo dhe Baçe tregojnë për “Shekullin” disa nga risitë e këtij studimi, ku sipas tyre, evidentohet ndër të tjera niveli i lartë i shoqërisë ilire.

Zoti Baçe, sapo prezantuat librin “Arkitektura në Iliri”, cili është kontributi, që ky libër i sjell arkitekturës në drejtim të historisë së saj, por edhe në disiplinat e tjera?

Arkitektura helenistike, jo vetëm tek ne, por në të gjithë botën është konsideruar si një arkitekturë dekadente. Pra mbas Parteonit athinas (në mesin e shek. V. para e.s) thuhet se ka vetëm dekadencë në arkitekturë, por në fakt ndodh e kundërta. Kjo është periudha që arkitektura fiton dimension,  nuk është më ajo klasikja e ngurtë, dhe njëherazi ajo fillon e del nga Greqia. Ky është një kontribut, jo vetëm për vendin zonë, për etninë por njëherazi për arkitekturën helenistike, e cila është më e avancuar se ajo grekja.

Gjatë kësaj kohe shteti më i fuqishëm ka qenë shteti i Pirros, që për mua nuk ka qenë Epiri, por Iliria e Jugut. Pra, flitet për një shtet, i cili fillon nga Gjiri i Artës, deri në veri, në ishullin Faro.

Shtrohet natyrshëm pyetja, se si është e mundur që ky shtet të ketë qenë kaq i fortë?

Madje, për ta konfirmuar këtë unë mund t’ju pohoj se Roma me Kartagjenën kishin bërë një pakt, ku thuhej se nëse do t’i sulmonte Pirroja do të bëheshin bashkë. Kjo sjell përqendrimin e artistëve e të arkitektëve në këtë shtet, dhe rezultati? Arkitektura është jashtëzakonisht interesante.

Profesor Thome evidentoi nivelin e lartë të shoqërisë ilire asokohe, a mund të na përmendi ndonjë fakt konkret që e ilustron diçka të tillë?

Unë mund t’ju përmend për shembull faktin se për mbretëreshën ilire Teutën është thënë se mbështeste praktikën e piraterisë, apo që plaçkiste fqinjët. Vetë romakët kanë shkruar se pirateria, apo praktika të ngjashme nuk janë hasur në epokën e saj, por shumë më përpara. Arizona, për shembull është vendi ku ajo shkonte.

Në banesën ku Teuta ka jetuar, ka gjurmë të një banjoje me ujë të ftohtë e të ngrohtë, që ka pamjen gati si të një ‘jacuzzi’. Një arkitekturë e tillë në Greqi do të dalë afro 4 shekuj më vonë. Pra kemi të bëjmë me një element, që tregon një lloj niveli të lartë kulturor të mbretëreshës ilire, e që kundërshton në një farë mënyre tezat se kemi të bëjmë me një popull “të egër”.

Tek pallati i saj është një banjo me ujë të ngrohtë dh të ftohtë gati një jakuzzi, mund të themi, e cila në Greqi del 4 shekuj më vonë. Pra këtu kemi të bëjmë me element ku kjo dëften se jus olla banjën, dëfton një lloj ngritje kulturale. Është njeri që lahet disa herë në ditë dhe çka tregon se nuk kemi të bëjmë me një popull të egër siç mundohen ta paraqesin.

Përsa i përket gjurmëve ilire në territorin tonë të pa hulumtuara më herët, cilat janë risitë që sjell ky libër?

Mund të përmend Portin e Vlorës, që edhe pse është porti më i madh, jo vetëm i Adriatikut, por një nga më të mëdhenjtë e Mesdheut, për të nuk është bërë asnjë studim. Ndërsa, unë kam mundur ta ilustroj me detaje hyrjen-daljen nga Porti, duke bërë edhe krahasime se si ka qenë edhe cila është gjendja aktuale.  Është një neglizhim i habitshëm.

Pra hasen stile të reja, të jonikut (me gonxhet karakteristike të tulipanit), apo edhe të dorikut.

Për herë të parë në botë, kemi një shëtitore të kthyer në një galeri arti. Ka një sërë të rejash, ndër të cilat edhe heqja dorë nga arkitektura sepukrale, në formë monumentale për të kaluar në atë humanen.

Më sipër thatë se gjurmë të arkitekturës ilire, si ajo në Portin e Vlorës, janë neglizhuar. Përse kjo mungesë vëmendjeje nga ana e studiuesve shqiptarë, sipas jush?

Me keqardhje pohoj se vëmendja e studiuesve në vendin tonë është negative. Madje mund të them se në të kaluarën, nuk e di nëse autarkizëm apo ndonjë qëllim tjetër, arkitektura ruhej më mirë se sot.

Duhet të kemi parasysh edhe faktin se ky lloj mohimi nga të huajt është bërë, pasi gërmimet në Shqipëri bëhet nga vetë ata. Dhe natyrisht u intereson që të gjejnë objekte muzeale, të gërmojnë tumat etj.

Por ne duhet të ndërgjegjësohemi, se nëse humbasim gjurmët ilire, humbasim të kaluarën. Madje më vjen ndërmend një artikull në një gazetë amerikane që niste me këto fjalë: “Kush njeh të kaluarën, nuk ka frikë nga e ardhmja”.  Shteti ynë përsa i përket zhvillimit kulturor është në rënie dhe ky nuk është tregues i mirë.

“Shtëpia e zjarrit dhe përplasja e sllavëve më një kulturë të lartë ilire”

Ndërtimet e avancuara për kohën, zhvillimi i tregtisë, doket e mënyra e jetesës në Iliri, sipas studiuesit Pirro Thomo janë tregues të një niveli të lartë kulturor. “Ekzistenca e një vendi ku shkëmbehen mallra tregon zhvillimin e ekonomisë, po ashtu urbanistika, banesat tipike pasqyrojnë zhvillimin në shumë sfera të jetës, si atë ekonomik, arkitektonik, kulturor etj”.

Thomo thekson faktin se “Arkitektura në Iliri” e profesor Baçes merr në shqyrtim ndërtimet në të gjithë territorin e banuar nga Ilirët. “Fiset Ilire kanë qenë mjaft të shpërndara”, shprehet ai.

Sllavët, “lufta” për territor ilir

Përsa i përket hipotezave, se kultura ilire është e ndikuar nga ajo sllave, profesor Thomo shprehet se: “Sllavët kanë ardhur në Ballkan në shekullin VI-të, ndërsa kultura ilire fillon nga shekulli VII-të Para Krishtit, kështu që diferenca kohore është jashtëzakonisht e madhe”. Specialisti i trashëgimisë thekson se shoqëria ilire në atë kohë kishte arritur një nivel kulturor aq të lartë, saqë kultura sllave nuk kishte mundësi të rrezatonte në këtë kulturë tashmë të formuar. “Sllavët nuk erdhën të sjellin kulturat. Dhe nëse mund të thuhet diçka, është se kanë marrë nga kultura që gjetën këtu”, u shpreh profesor Thomo.

Ndikimet reciproke në arkitekturë dhe banesa e zjarrit

Profesor Thomo thekson faktin se Baçe përmes këtij studimi ka prekur fenomene ndërtimore në territore, ku tashmë është vërtetuar se ka pasur një popullsi ilire. Ai pohon se ka pasur ndikime reciproke mes kulturave të ndryshme. “Ne e dimë se kultura helenistike, apo ajo klasike greke e më vonë arkitektura romake kanë arritur nivele shumë të larta. Ato janë dhënëse dhe shumë popuj janë marrës. Duke filluar që nga perandoritë romake. Ka shumë principe ndërtimore arkitektonike nga arkitektura antike greke. Më vonë i përpunoi këto ndikime në një arkitekturë të vetën, të cilën e zhvilloi më tej. Kjo dallohet menjëherë. Pra popujt marrin prej kulturave e arkitekturave tipike, duke i përdorur në përputhje me nevojat dhe nivelin e tyre”.

Thomo sjell si shembull shtëpinë me zjarr në mes, që kryesisht e gjejmë në Tiranë. “Është një mënyrë ndërtimi e njëjtë me ato të zbuluara në kohën e lashtë. Pra flitet për formimin e një shoqërie në tërësi, çka bën që edhe një arkitekturë të marrë tiparet e veta”.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet