Babai që xhiroi të bijën nga lindja deri në moshën 18-vjeçare (VIDEO)

Publikuar më 04. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Frans Hofmeester, regjisor dhe artist nga Holanda, i dha vajzës së tij Lotte një dhuratë mahnitëse për ditëlindje. Babai i saj e ka filmuar atë çdo javë që nga dita që ajo ka lindur deri në moshën 18-vjeçare dhe e ka bashkuar atë në një video të ngrohtë. Të gjitha fotografitë u shkrepen në të njëjtin stil, pa përdorur asnjë filtër ose përbërës shtesë. Frans dëshironte të portretizonte një ndjenjë realiteti dhe të dokumentonte një nga proceset misterioze të ekzistencës njerëzore, rritja dhe plakja. Shikoni videon më poshtë për të vëzhguar vajzën e Hofmeester Lotte që rritet në më pak se 6 minuta!