×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Babai i shkoi për ta vizituar në SHBA por u prek nga Covidi dhe i ndërroi jetë/ Me çfarë përballen studentët shqiptarë në universitetet amerikane

Kolegjet dhe universitetet amerikane kanë muaj që diskutojnë për mënyrën më të sigurtë të mësimdhënies duke ndryshuar disa herë planet pas shtimit të rasteve me koronavirus në disa shtete. Me më pak se katër javë nga fillimi i vitit të ri akademik, situata e paqartë po rrit ankthin për studentët e huaj që ende nuk kanë ardhur. Disa udhëzime të reja të Agjencisë Federale të Imigracionit (ICE), dhe ngadalësimi i procedurës së vizave nga ambasadat amerikane e bëjnë situatën e tyre edhe më kaotike. Kolegia Rudina Dervishi bisedoi me tre studentë shqiptarë lidhur me sfidat me të cilat ata po përballen gjatë këtij rrugëtimi.

Gred Braho e kishte imagjinuar ndryshe ditën e parë të shkollës në universitetin prestigjoz të Harvardit. “Unë faktikisht kisha planifikuar që të shkoja në Amerikë për herë të parë këtë gusht, kisha planifikuar shumë gjëra. Kisha planifikuar eksperiencën time, javën time të parë në Harvard, pjesën e orientimit, njohjen me shoqërinë e re, edhe kuptohet që u zhgënjeva pak, pasi nuk mund të shkoj atje”, i thotë Gredi Zërit të Amerikës.

Udhëzimi i ri i Agjencisë Federale të Imigracionit (ICE) nuk i lejon studentët e rinj të huaj, që do të ndjekin klasat vetëm online, të marrin viza për të hyrë në Amerikë, të paktën për semestrin e parë.

“Korrigjimi që u bë (në rregullore) në 14 korrik ishte si të thuash një lehtësim shumë i madh. Ne kemi problem vetëm me ata studentë që nuk mund të marrin vizën, për shkak se ambasadat amerikane në vende të ndryshme akoma nuk kanë filluar aktivitetin, pra që të japin viza”, i tha Zërit të Amerikës, Lefter Daku, zëvendës dekan i financave në Universitetin Virxhinia Tek.

Ori Hoxha është pranuar të ndjekë studimet për një program pasuniversitar në MIT. Universiteti i tij ka vendosur që klasat në semestrin e vjeshtës të jenë të kombinuara, në kampus dhe online. Por në se nuk do të arrijë të marrë vizën në kohë, ndjekja e studimeve për Orin do të vështirësohej.

“Klasat janë në orare që kur llogarit diferencën e zonave nuk mund të ndiqen më virtualisht nga Shqipëria pa llogaritur këtu edhe faktin që masteri im shkencor përshembull kërkon edhe eksperienca në laborator që duhet të jesh aty në person për të kryer detyra apo projektet e numërta. Kështu barriera për ta ndjekur programin me sukses, vazhdon e rritet gjithmonë e më shumë”.

“Një nga arsyet kryesore përse dua t’i vazhdoj studimet në Shtetet e Bashkuara është se dua të çoj në fund ëndrrën e babait, dua t’ja realizoj atë ëndërr që ai kishte për mua”, thotë Arbis Vraja, student i vitit të tretë në universitetin City College të Nju Jorkut.

Për të situata është më komplekse, pasi iu desh të ndërpriste studimet në prill pasi i ati, që kishte shkuar në Nju Jork për ta vizituar, u prek nga koronavirusi dhe ndërroi jetë. Pas gjithë këtyre humbjeve, Arbis po përpiqet të sqarojë situatën me këshilluesit e tij akademikë për të ditur se si do t’i vazhdojë studimet.

Studentëve u është dhënë në disa raste opsioni për ta shtyrë vitin shkollor. Megjithatë jo shumë universitete e kanë inkurajuar këtë qasje për shkak të ndikimit të madh që pagesat e studentëve të huaj kanë për financat e tyre.

“Kjo nuk është stimuluar shumë sepse ka një impakt shumë negativ në buxhetin vjetor të universitetit Virxhinia Tek. Për shkak të numrit të madh të studentëve të huaj impakti është shumë domethënës për vitin që vjen dhe situata është shumë e vështirë për tu parashikuar”, thotë Lefter Daku, zëvendës dekan i financave në universitetin Virxhinia Tek.

Gredi, ka vendosur të fillojë klasat online në fund të gushtit duke shpresuar se një ditë do të jetë në kampusin e Harvardit.

“Mendoj edhe anën tjetër që duhet vënë siguria në radhë të parë. Kështu që kur i mendoj të gjitha këto them që edhe sikur të bëj një semestër ose dy semestra online mjafton që unë atje do të shkoj gjithsesi”.

Ori është optimist se situata mund të ndryshojë shpejt.

“Kaq shpejt sa po ndryshojnë gjërat këto muajt e fundit, unë vazhdoj të qëndroj me shpresë. Pse vetëm ndryshimet negative të jenë të shpejta, pse mos të jenë edhe ato pozitive të shpejta? Kështu që shpresoj akoma se do të jem i aftë ta ndjek semestrin duke filluar nga gushti”. /VOA/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prezantohet si italian por nuk dinte asnjë fjalë, polici anglez kap mat shqiptarin mashtrues (Foto-Emri)

Prezantohet si italian por nuk dinte asnjë fjalë, polici anglez kap mat shqiptarin mashtrues (Foto-Emri)

Publikuar më 24.09.2020
Një shqiptar është arrestuar pasi ka tentuar të mashtroj një...

Një shqiptar është arrestuar pasi ka tentuar të mashtroj një efektiv të policisë angleze, duke u shtirur si shtetas italian. Kleris Harizi, është paraqitur me një pasaportë të rreme italiane, por nuk ka mundur t’ju përgjigjej pyetjeve themelore rreth vendlindjes së tij të supozuar dhe as nuk dinte të fliste italisht. Gjithçka është zbuluar nga […]

Lexo më shumë

Itali/ Iu bë atentat mafioz në plazh, ndërron jetë në spital shqiptari (Emri)

Itali/ Iu bë atentat mafioz në plazh, ndërron jetë në spital shqiptari (Emri)

Publikuar më 23.09.2020
Ka ndërruar jetë disa ditë pas atentatit mafioz shqiptari, i...

Ka ndërruar jetë disa ditë pas atentatit mafioz shqiptari, i cili mbeti i plagosur rëndë. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari nuk ka mundur t’ju mbijetoj plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve me dy operacione. Mësohet se viktima është shtetasi Selavdi Shehaj, 38 vjeç, ai u qëllua me armë zjarri ditën e diel, […]

Lexo më shumë

Shtëpitë me kanabis në Angli udhëhiqen nga 88 shqiptarë, tashmë janë dënuar (Emrat)

Shtëpitë me kanabis në Angli udhëhiqen nga 88 shqiptarë, tashmë janë dënuar (Emrat)

Publikuar më 13.09.2020
Gazeta Sunday Express i ka kushtuar një investigim special a...

Gazeta Sunday Express i ka kushtuar një investigim special asaj që e quan si Godfatherat e ri të fermave më kanabis në Britani. Jon Austrin editori krimeve në këtë gazetë shkruan se në vitin 2017 gjykatat angleze dënuan për këtë krim 34 shqiptarë. Ndërsa në dy vitet pasardhëse numri shqiptarëve të dënuar ishte 53. Ky […]

Lexo më shumë

Makina del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën tragjikisht i riu në Itali

Makina del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën tragjikisht i riu në Itali

Publikuar më 08.09.2020
Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, paditen e d...

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, paditen e djeshme. Referuar mediave vendase thuhet se një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri ka arritur të mbijetoi. Ngjarja ka ndodhur në Bolonja, ku emigranti ka humbur kontrollin e makinës “Toyota Yaris” që po drejtonte duke dalë nga rruga. Makina është përmbysur dhe rrokullisur disa […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Diaspora kërkon përfaqësim në parlamentin e ardhshëm

Zgjedhjet/ Diaspora kërkon përfaqësim në parlamentin e ardhshëm

Publikuar më 04.09.2020
Teksa pritet miratimi i datës së zgjedhjeve mes kreut të sht...

Teksa pritet miratimi i datës së zgjedhjeve mes kreut të shtetit, Ilir Meta dhe partive politike, Diaspora për  Shqipërinë e Lirë ka kërkuar pjesëmarrje. Në një letër zyrtare dërguar presidentit Meta, ministrit Majko dhe KQZ që të sigurohet edhe vota e emigrantëve. Po ashtu emigrantët kërkojnë që të jenë pjesë e konsultimeve në KQZ, si […]

Lexo më shumë

Masakroi infermieren, flet gruaja e shqiptarit që u vetëvra në Greqi

Masakroi infermieren, flet gruaja e shqiptarit që u vetëvra në Greqi

Publikuar më 01.09.2020
59-vjeçari që goditi infermieren dje në Attikon dhe më pas b...

59-vjeçari që goditi infermieren dje në Attikon dhe më pas bëri vetëvrasje u diagnostikua me kancer marsin e kaluar. Ai ishte  shtruar në spital që nga 19 gushti. Sipas gruas së tij, 59-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili po kurohej në Spitalin Attikon dhe goditi me thikë një infermiere dje, mendohet se është operuar padrejtësisht. […]

Lexo më shumë

Mori pasaportën shqiptare në moshën 102 vjeçare, ndahet nga jeta Shefqet Gavoçi

Mori pasaportën shqiptare në moshën 102 vjeçare, ndahet nga jeta Shefqet Gavoçi

Publikuar më 28.08.2020
Është ndarë nga jeta, Usama Gavoçi, i moshuari i cili pak mu...

Është ndarë nga jeta, Usama Gavoçi, i moshuari i cili pak muaj më parë u pajis me pasaportë shqiptare. Një video e regjistruar nga nipi i tij Usama Gavoçi, ku 102-vjeçari i emocionuar puthte pasaportën, u bë mjaft virale në rrjetet sociale. Kush ishte Usama Gavoçi? Gavoçi rridhte nga një familje patriotike me tradita të […]

Lexo më shumë

Një tjetër shqiptar humb jetën në Greqi, gjendet i vdekur në anije 63-vjeçari

Një tjetër shqiptar humb jetën në Greqi, gjendet i vdekur në anije 63-vjeçari

Publikuar më 25.08.2020
Një 63-vjeçar shqiptar është gjendur pa ndjenja në një anije...

Një 63-vjeçar shqiptar është gjendur pa ndjenja në një anije në Greqi. Siç raportojnë mediat greke, i moshuari ka qenë në punë duke pastruar motorrat e anijes. 63-vjeçari është gjetur nga anëtar të ekuipazhit të anijes me flamur shqiptar “BERGFJORD”, anije që është ankoruar në ambientet e një ndërmarrje private në “TSINGELI”, Almyros, Magnesia në […]

Lexo më shumë