Babai i saj pjesë e rrjetit të trafikantëve, lirohet nga detyra zv/ministrja e Arsimit

Kryeministri Edi Rama ka lirua nga detyra zv/ministren e Arsimit Sportit dhe Rinisë Lorena  Haxhiu. Ka qenë vet, Haxhiu e cila ka paraqitur dorëheqjen ditën kur emir i babait të saj u lakua në media, për trafikim të klandestinëve drejt SHBA-së dhe Kanadasë.

Departamenti i Shtetit Amerikan, e futi familjen  Haxhiu në listën e zezë, duke i ndaluar të drejtën për të udhëtuar drejt këtij vendi. Eduart Haxhiu, ishte në listën e arrestimeve, që u kryen pas një hetimi të gjatë në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Një Task- Forcë hetimore e përbashkët shqiptaro-amerikane, e quajtur “JOINT SHIELD”, u krijua posaçërisht për këtë hetim.

Drejtori i Policisë Veliu deklaroi se ndër të árrestuarit ishte edhe “shtetasi Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë”. Ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

E kontaktuar nga “Shekulli”, për këtë ngjarje dhe aktin e dorëheqjes, Haxhiu nuk ka preferuar të komentojë asgjë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet