×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Babai i Dritan Gradicës të kapur në Spanjë: Djalit tim i kanë vjedhur pasaportën

Nga Nikoleta Kovaçi

Spanjollët kërkojnë të dhëna për dy trafikantët e arrestuar me 1 ton kokainë. Policia shkon në shtëpinë e Dritan Gradicës në Has, i ati, ish-gjyqtari Shyqyri Gradica: Im bir është në Londër, i kanë vjedhur pasaportën!

Dy shqiptarët e kapur në Spanjë me një ton kokainë, jo vetëm që kanë hapur probleme në lidhje me aktivitetin e tyre personal po madje tashmë edhe i ati i njërit prej tyre ka mbetur i shtangur pasi e di të birin në Angli, por që dikush me emrin e tij është i arrestuar në Spanjë, e madje si kapo ndërkombëtar kokaine. E ndërsa spanjollët e hetimit kanë kërkuar nga autoritetet tona të hetimit të dhëna mbi dy personat që kanë arrestuar në Madrid, është vetë babai i Dritan Gradicës, nga një fshat i Hasit që thotë se djali i tij rri në Londër.

Ai pretendon se djalit ia kanë vjedhur identitetin dhe e përdor dikush tjetër, por në fakt në regjistrin themeltar nuk ekziston asnjë person tjetër me të dhënat e Gradicës, 43-vjeçarit nga Hasi. Ndonëse Gradica, qe e s`qe ai personi i arrestuar si pjesë e ‘Klan de Golfo’ të Kolumbisë është i identifikueshëm, personi tjetër që pretendon Spanja që ka arrestuar si shtetas shqiptar në fakt nuk ekziston në regjistrin e shtetasve shqiptar. E ndërsa pasditen e djeshme është shkuar në Has te shtëpia e Gradicës për të marrë në pyetje familjen e tij, të atin, i cili edhe ka folur në lidhje me ngjarjen, për personin  tjetër nuk kanë asnjë të dhënë e madje as nuk dinë ku ta kërkojnë pasi si person është pa asnjë adresë të saktë!

Është Shyqyri Gradica, ish-gjyqtari i njohur që sot edhe pse në pension ushtron profesionin e avokatit, që ka hedhur poshtë zërat se bëhet fjalë për të birin e tij që gjendet në pranga në Spanjë. Ai ka treguar se djalit të tij i kishte humbur pasaporta disa vite më parë dhe se si duket ia ka marrë dikush tjetër që edhe e ka përdorur gjatë aktivitetit të tij kriminal. Ai pretendon se i biri është në Angli dhe madje në Londër, ndërkohë që ky person me këtë emër ka hyrë dhe dalë nga Shqipëria edhe në vitin 2018, thotë policia!

Informacioni

Policia spanjolle ka kërkuar informacion nga policia shqiptare lidhur me aktivitetin që kanë pasur në vendin tonë dy shqiptarët e ndaluar me një ton kokainë në Madrid disa ditë më parë. Sipas policisë shqiptare, Julian Deblini dhe Dritan Gradica nuk kanë precedentë penale në vendin tonë dhe as pasuri e prona të paluajtshme. Menjëherë pas arrestimit të Julian Deblinit dhe Dritan Gradicës të kapur me 1 ton kokainë në Madrid të Spanjës, policia e vendit iberik i ka kërkuar zyrtarisht Policisë së Shtetit të kryejë verifikimet në Shqipëri për të mësuar më tepër rreth aktivitetit kriminal të dy të prangosurve.

Autoritet në Spanjë kanë kërkuar të kryhen hetime paralele jo vetëm në Shqipëri për edhe në Itali, Holandë dhe Belgjikë ku dyshohet se Deblini dhe Gradica kishin edhe tregun e kokainës. Policia thekson se, nga verifikimet e deritanishme, dy të prangosurit, ku pretendohet se edhe Deblini është me origjinë nga qyteti i Hasit nuk kanë aktivitet kriminal në vendin tonë. Hetime janë duke u zhvilluar edhe në Kolumbi të cilat udhëhiqen nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për të zbuluar se si dy shqiptarët kishin arritur të kryenin transportin e kokainës përmes avionëve charter.

Policia spanjolle dhe Europol që arrestuan këtë grup kriminal besojnë se Julian Deblini dhe Dritan Gradica kishin mundur të rekrutonin për llogari të tyre zyrtarë dhe punonjës të një aeroporti në Kolumbi për t`ia lehtësuar kalimin e kokainës. I gjithë operacioni për arrestimin e këtij grupi kriminal është drejtuar nga Njësia Speciale kundra narkotikëve pranë prokurorisë së Spanjës me bashkëpunimin ndërkombëtar të DEA-s amerikane. Ndërsa EUROPOL pati rol koordinues. Ndërhyrja për arrestimin e bosëve shqiptarë të këtij grupi erdhi momentin kur ata mbërritën në një hotel në Madrid duke mundësuar kapjen e 1 ton kokainë dhe 1.5 milion euro gati për transportuar si pagesë për kartelin kolumbian!

Dyshimet

Dy shqiptarët e arrestuar në Spanjë me 1 ton kokainë dyshohet se kanë pasur njohje me të vetmin person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për sjelljen e 613 kg kokainë në Durrës, Arbër Çekajn. Lajmi bëhet i ditur për Ora Neës nga burime konfidenciale pranë Policisë së Shtetit, të cilat shtuan se ka dyshime se në Shqipëri është ngritur një bazë kolumbianësh. Dy shqiptarët që u kapën me 1 ton kokainë në Spanjë, Dritan Gradica dhe Julian Deblini, dyshohet se kanë pasur njohje me Arbër Çekajn, i kërkuar për kontejnerin e kapur në Durrës. Ky fundit është pronari i kompanisë porositëse të ngarkesës me banane ku ishin futur 613 kg kokainë të kapura në Durrës pak javë më parë. Të dhënat vijnë nga burime konfidenciale pranë policisë, ndërsa policia spanjolle është në pritje të dosjes që po përpunohet nga ekspertët shqiptarë të Antidrogës. Hetuesit spanjollë kërkuan informacion rreth 2 shqiptarëve që organizonin trafikun e kokainës nga Kolumbia në Spanjë e më pas e përhapnin në Europë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U rrëmbye nga 3 persona të maskuar, gjendet trupi i pajetë i 5 vjeçares

U rrëmbye nga 3 persona të maskuar, gjendet trupi i pajetë i 5 vjeçares

Publikuar më 14.06.2022
Është gjetur e vdekur Elena Del Pozzo,  5-vjeçarja e rrëmbye...

Është gjetur e vdekur Elena Del Pozzo,  5-vjeçarja e rrëmbyer të hënën në Tremestieri Etna. Ka qenë nëna ajo që ka gjetur trupin e fëmijës, pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit. Lajmi për zbulimin e trupit të pajete u konfirmua nga prokurori i Katanias, Carmelo Zuccaro. Në fillim gruaja tregoi për një […]

Lexo më shumë

Publikohen pamjet e plagosjes së Erion Hasanbelliut në Bruksel

Publikohen pamjet e plagosjes së Erion Hasanbelliut në Bruksel

Publikuar më 13.06.2022
Erion Hasanbelliu u qëllua me gjashtë plumba në një zonë në ...

Erion Hasanbelliu u qëllua me gjashtë plumba në një zonë në qendër të Brukselit. Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga momenti i atentatit. 43-vjeçari shqiptar u qëllua në hyrje të një hoteli, pranë De Brouckèreplein. Siç duket edhe nga pamjet në vendin e ngjarjes janë mbledhur qytetarë, si edhe mjekë që i kanë dhënë menjëherë ndihmën […]

Lexo më shumë

Përdhunuan dhe hodhën të gjallë në rezervuar 52-vjeçaren, burg përjetë autorit, dënohen edhe bashkëpunëtorët

Përdhunuan dhe hodhën të gjallë në rezervuar 52-vjeçaren, burg përjetë autorit, dënohen edhe bashkëpunëtorët

Publikuar më 21.04.2022
Përdhunimi dhe më pas hedhja në rezervuar e trupit të Drita ...

Përdhunimi dhe më pas hedhja në rezervuar e trupit të Drita Saliaj, në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ka çuar gjykatën në konkluzionin e shpalljes fajtor dhe dënimin e tre personave të arrestuar për këtë ngjarje. Gjykata e Fierit ka vendosur burg përjetë për Ervis Zotajn, për ngjarjen e ndodhur në vitin 2020. Ndërsa ka dënuar […]

Lexo më shumë

Po e trafikonin me një varkë peshkimi, kapen dy ton kokainë në Spanjë

Po e trafikonin me një varkë peshkimi, kapen dy ton kokainë në Spanjë

Publikuar më 17.04.2022
Pesë persona u arrestuan kur një varkë peshkimi me dy ton ko...

Pesë persona u arrestuan kur një varkë peshkimi me dy ton kokainë u kap në Ishujt Kanarie nga autoritetet spanjolle. Anija e vogël e quajtur Akt1 u ndalua nga një anije e rojes bregdetare spanjolle në pjesën jugore të vendit. Operacioni u drejtua nga qendra operacionale e analizës detare dhe agjencia ndërkombëtare që bashkërendon operacionet […]

Lexo më shumë

Pas 14 ditë kërkimesh, gjendet trupi i 10-vjeçarit të mbytur në lumin Fan

Pas 14 ditë kërkimesh, gjendet trupi i 10-vjeçarit të mbytur në lumin Fan

Publikuar më 17.04.2022
Pas 14-ditësh është gjetur trupi i 10-vjeçarit që u mbyt në ...

Pas 14-ditësh është gjetur trupi i 10-vjeçarit që u mbyt në lumin Fan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin kur 10-vjeçari ishte futur në ujë për të kapur topin pasi kishte qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë. Mësohet se i mituri është rrëmbyer nga rrjedha e lumit. Menjëherë nisën kërkimet për gjetjen e […]

Lexo më shumë

Makina doli nga rruga dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë e moshuara 82-vjeçare! Shoferi dhe pasagjerët dërgohen te Trauma

Makina doli nga rruga dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë e moshuara 82-vjeçare! Shoferi dhe pasagjerët dërgohen te Trauma

Publikuar më 03.04.2022
Një e moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të ndo...

Një e moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Kamëz ku automjeti doli nga rruga duke përfunduar në kanal. Policia njofton se ka ndërruar jetë Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. […]

Lexo më shumë

E rëndë në Vlorë! Një grua bie nga kati i tretë i pallatit

E rëndë në Vlorë! Një grua bie nga kati i tretë i pallatit

Publikuar më 03.04.2022
Bie nga kati i tretë i pallatit një grua në lagjen “Pavarësi...

Bie nga kati i tretë i pallatit një grua në lagjen “Pavarësia”, Zona pranë Aleksandrisë. E moshuara rreth 85 vjeçe me inicialet GJ.S ka rënë nga lartësia brenda shkallëve të pallatit. Ka pësuar fraktura të shumta në trup, në gjendje kritike për jetën. Nuk dihet nëse ka rënë aksidentalisht apo është hedhur. E moshuara jetonte […]

Lexo më shumë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Levan-Tepelenë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Levan-Tepelenë

Publikuar më 01.04.2022
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjt...

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Bëhet e ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 kur në fshatin Ziaj, shtetasi automjeti tip “Benz” që drejtohej nga I. R., 37 vjeç, banues në Fratar është përplasur me një automjet tip “BMW” me drejtues  F. L., 34 vjeç, […]

Lexo më shumë