×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Babai i 3 fëmijëve, COVID-19 i merr jetën një tjetër mësuesi në vend

Një tjetër mësues nuk ka arritur të fitoi betejën me COVID-19. Mësohet se mësuesi shkollës së mesme të Topojanit në Kukës, Nehat Sokoli është ndarë nga jeta një natë më parë.

Lajmin e hidhur e ka dhënë kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ku nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmeve.

“Me dhimbje të thellë dhe hidhërim të madh mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur nga kjo pandemi famëkeqe mësuesit të njohur kuksian Nehat Sokoli.

Më lejoni që në këto momente të dhimbshme t’i shpreh familjes, të afërmve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim personal dhe të qytetarëve kuksian.

U prehsh në paqe!”, shkruan Gjici.

Sokoli, ishte babai i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Të afërmit tregojnë se ai ishte trajtuar për virusin fillimisht në spitalin e Kukësit dhe më pas në atë të Prizrenit, ku humbi edhe jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Kushi tregon si do të vazhdojë mësimi nga e hëna, kush do të rikthehet në shkollë

Kushi tregon si do të vazhdojë mësimi nga e hëna, kush do të rikthehet në shkollë

Publikuar më 18.02.2021
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije vendimin për ...

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije vendimin për shkollat se kush do të rikthehet në klasa dhe kush do të vazhdojë mësimin online. Duke filluar nga dita e hënë, më 22 shkurt 2021, mësimi do t’i rikthehet skenarit të mëparshëm. Mësimi për nxënësit e ciklit fillor nga klasa e parë deri në […]

Lexo më shumë

Infektohet me COVID-19 ministrja e Arsimit, Evis Kushi

Infektohet me COVID-19 ministrja e Arsimit, Evis Kushi

Publikuar më 15.02.2021
Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi ka rezu...

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi ka rezultuar e prekur me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’. Kushi shkruan se është karantinuar dhe është duke ndjekur të gjithë udhëzimet e mjekeve për të përballuar infektimin. Më tej shton se do të vazhdojë të […]

Lexo më shumë

Moti i keq mbyll dyert e shkollave, Evis Kushi tregon alternativat për mësimin online

Moti i keq mbyll dyert e shkollave, Evis Kushi tregon alternativat për mësimin online

Publikuar më 14.02.2021
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka dhënë informacion lidhur m...

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka dhënë informacion lidhur me mënyrën e zhvillimit të mësimit online që do të hyjë në fuqi nga dita e nesërme. Ministrja thekson se mësuesit dhe nxënësit kanë tre alternative në ndihmë të procesit mësimor:  Platforma online “Akademi.al”; Kanali i dedikuar “RTSH Shkolla” dhe Kanali i MASR në “Youtube”. Kushi […]

Lexo më shumë

“E enjte e zezë”/ Humb jetën në moshë të re nga COVID-19 pedagogu i Universitetit të Gjirokastrës

“E enjte e zezë”/ Humb jetën në moshë të re nga COVID-19 pedagogu i Universitetit të Gjirokastrës

Publikuar më 11.02.2021
Ka humbur jetën nga Covid-19, Luis Seiti, pedagogu i Univers...

Ka humbur jetën nga Covid-19, Luis Seiti, pedagogu i Universitetit ‘Eqerem Çabej’ në Gjirokastë Mësohet se pedagogu prej ditësh po merrte mjekim në ambientet e shtëpisë së tij ndërsa mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë. Ai ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare, ndërsa nuk vuante nga ndonjë sëmundje shoqëruese. Pedagogu para 3 ditësh kishte përfunduar karantinën […]

Lexo më shumë

Dalin datat se kur do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore 2021

Dalin datat se kur do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore 2021

Publikuar më 08.02.2021
Ministria e Arsimit ka publikuar datat se kur do të zhvilloh...

Ministria e Arsimit ka publikuar datat se kur do të zhvillohen Provimet e Maturës për vitin 2021, të cilat do të zhvillohen duke respektuar masat Anti-COVID. Provimi i Gjuhës së huaj do të zhvillohet me datë 3 qershore, ndërsa provimi i Letërsisë do të zhvillohet me datë 7 qershor. Për lëndën e Matematikës provimi është […]

Lexo më shumë

Ndahet parakohe nga jeta profesori i Universitetit të Sporteve

Ndahet parakohe nga jeta profesori i Universitetit të Sporteve

Publikuar më 05.02.2021
Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare ...

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare profesori i Universitetit të Sporteve, si dhe trajner i ekipit të basketbollit të Partizanit, Arben Fagu. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘Facebook’ gazetari Ilir Kadia, i cili shkruan me fjalë të ndjera se Fagu sot na la dhe fluturoi drejt […]

Lexo më shumë

Matura Shtetërore/ Ministrja Kushi tregon si do të zhvillohen provimet për këtë vit

Matura Shtetërore/ Ministrja Kushi tregon si do të zhvillohen provimet për këtë vit

Publikuar më 04.02.2021
Mësimi në shumë klasa do të jetë online edhe këtë semestër t...

Mësimi në shumë klasa do të jetë online edhe këtë semestër të dytë për shkak të pandemisë. Kjo është bërë shkak që maturantët të jenë të paqartë sesi do veprohet në lidhje me provimet e tyre të maturës. Kjo ishte dhe çështja kryesore që u ngrit nga maturantët pjesëmarrës gjatë një interpelance të bërë me […]

Lexo më shumë

Zinte pamjen e qytetit, shembet shkolla historike në Berat, 300 nxënës mbeten në rrugë

Zinte pamjen e qytetit, shembet shkolla historike në Berat, 300 nxënës mbeten në rrugë

Publikuar më 03.02.2021
Me një vendim të Këshillit Bashkiak Berat, është vendosur sh...

Me një vendim të Këshillit Bashkiak Berat, është vendosur shembja e shkollës 9-vjeçare “Llambi Goxhumani”. Vendimi për shembjen erdhi me pretendimin se zinte pamjes e lagjes Mangalem. Ndërkohë në këtë shkollë ku janë të regjistruar rreth 300 nxënës  të cilët tashmë kanë mbetur pa ambientet e zhvillimit të mësimit. Shkolla e cila është ndërtuar në vitin […]

Lexo më shumë