Baba Mondi dhuron maska dhe ‘alkool’ për Policinë e Shtetit (Video)

Drejtuesi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Baba Edmond Mrahimaj ka dhuruar maska dhe dezinfektant për Policinë e Shtetit. Ky fakt është bërë e ditur nga Policia e Shtetit në faqen zyrtare, ku duket vetë Baba Mondi që i ka dorëzuar donacionet.

“Kryegjyshata Botërore Bektashiane i dhuron Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 1000 maska dhe 1000 litra dezinfektant

Baba Edmond Brahimaj, drejtues i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, i dorëzoi donacionin Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Rebani Jaupi.

Ai ka vlerësuar e bekuar punën e përkushtimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët përballen çdo ditë, me një armik të padukshëm, por shumë të rrezikshëm.

Drejtor Jaupi falënderoi kreun e Kryegjyshatës për donacionin, pasi këto materiale janë shumë të nevojshme gjatë punës së përditshme të punonjësve të Policisë, në këtë situatë të vështirë.

Drejtori Vendor i Policisë Tiranë, duke përfituar nga prezenca e medias, ka falënderuar qytetarët që në masën më të madhe kanë respektuar rregullat dhe ka apeluar edhe njëherë për të dëgjuar fjalën e mjekëve për të qëndruar në banesë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”-bën të ditur Policia e Shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet