Azili në Francë dhe Belgjikë, riatdhesohen 30 persona

Rreth 30 shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca dhe Belgjika gjate ditës së sotme. Shqiptarët kanë mbërritur në Rinas, ndërsa gjatë fjalës së saj zv ministrja e Brendshme, Rovena Voda tha se azil kërkimi për vitin 2017 nga shqiptarët është në rënie, ndërsa apeloi sërish qytetarët të mos e provojnë pasi është tentativë e dështuar.
“Azil kërkimi në 2017 ishte në rënie, po hartojmë një dokument politikash për migracionin Ministria e Brendshme së bashku me institucionet përgjegjëse po hartojnë një dokument politikash për migracionin, që parashikon ofrimin e më shumë mundësive të zgjidhjes këtu për shqiptarët, që tentojnë azil në vendet e BE-së”, tha ajo.
Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda shprehet se ky dokument do të shoqërojë masat e shtuara për kontrollin kufitar, për frenimin e fenomenit të azil kërkimit.
“Unë gjithmonë e them se përsa i përket emigracionit dhe azil kërkimit, kjo nuk është një fushë që prek vetëm çështje të sigurisë, por prek edhe fusha të tjera, dhe ne po punojmë bashkë me institucionet e tjera, për të hartuar një dokument politikash për migracionin, duke e parë këtë fenomen në një këndvështrim më gjithëpërfshirës, por edhe për të mundësuar dhe ofruar zgjidhje për të gjithë ata qytetarë që i janë drejtuar kësaj rruge, si të vetmen rrugë zgjidhje për jetesën e tyre. Zv.ministrja e Brendshme deklaroi se shifrat e kërkesave për azil gjatë vitit 2017 kanë rënë”- tha zv.ministrja.
Megjithatë Voda apeloi për këdo të mos bëjë tentativë për azil, sepse do të rezultojë e dështuar, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta. Nga Franca e Belgjika janë riatdhesuar me një avion të posaçëm 30 shtetas shqiptar që shkelën rregullat e Shengenit.
“Ky është operacioni i parë, por operacionet e riatdhesimit gjatë vitit 2018 do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm, madje me një ritëm edhe më të lartë se viti 2017. Këtu përsëri i bëj thirrje qytetarëve shqiptar që të mos e shikojnë azilkërkimin si rrugën e vetme për të emigruar gjatë vendit”, tha Voda.

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet