Azil në Francë, shqiptarët përpara shtetasve nga Afganistani, Haiti dhe Sudani

Shqiptarët renditen në vend të parë të kërkesave për azil në Francë, duke kaluar edhe vendet e Lindjes së Mesme apo Afrikës, që janë në konflikt. “Le Figaro” raporton se numri i kërkesave për azil është rritur në nivel historik, duke shënuar mbi 100,000 aplikime, një rritje prej 17% gjatë 2016-s.

Në vitin 2017, vendi i parë i origjinës së azilkërkuesve ishte Shqipëria, me 7 630 aplikime (përjashtuar të miturit shoqërues). Kjo është një rritje prej 66%, krahashuar me vitet e mëparshme. Duke marrë parasysh faktin që Shqipëria konsiderohet një vend me “origjinë të sigurt”, OFPRA ka dhënë azil vetëm për 6.5% të aplikantëve shqiptarë. Kreu i Zyrës Franceze për Refugjatët, Pascal Brice shprehet se fenomeni në fjalë është i lidhur me emigracionin ekonomik.

Shifrat janë shqetësuese për autoritetet franceze, të cilat kanë nisur verën e kaluar një plan veprimi për të luftuar rrjetet e emigracionit të paligjshëm në bashkëpunim me palën shqiptare. Në vend të dytë vijnë afganët, mandej shtetasit nga Haiti.

Të tjera

Abissnet