Avramopulos vjen sot në Tiranë, zbulohet arsyeja. Ja me kë do të takohet

Në një kohë kur ka pasur deklarata të ndërsjellta për çështjen detare dhe atë çame, zyrtari grek i BE, Dimitris Avramopulos mbërrin sot për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Komisioneri për Migrimin dhe Punët e Brendshme mësohet se do të takohet pasdite me ministrin Ditmir Bushati. Ndërkohë, ditën e nesërme Avramopulos do të takohet me ministrin Fatmir Xhafaj dhe kryeministrin, Edi Rama.
Qëllimi i vizitës është marrëveshja mes Policisë dhe Frontex. Sakaq, pasi të nënshkruajnë marrëveshjen dy zyrtarët, Avramopulos dhe Xhafa do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet