
Një nga modelet e cila doli nudo në Dubai, është identifikuar nga Ukraina, dhe punon si avokate. Familja e Yana Graboshchuk, 27 vjeçe, thotë se ata menduan se vajza e tyre ishte me pushime dhe përfshirja e saj në projekt ishte tronditëse për ta.
Të paktën 11 modele ukrainase që pozuan lakuriq në një ballkon në Dubai do të dëbohen. Vajzat do përballen me disa vite burg pasi pamjet nga fotosesioni i dritës u bënë virale, duke dërguar valë tronditëse nëpër Emiratet e Bashkuara që është një vend konservator, ku të huajt shpesh dënohen për shkelje. Ato u arrestuan në fillim të kësaj jave, së bashku me një fotograf rus mashkull, me akuzat e shthurjes publike dhe prodhimin e pornografisë. Por pas një hetimi jashtëzakonisht të shpejtë, Prokurori i Përgjithshëm i Dubait Essam Issa al-Humaidan tha se ata që qëndrojnë pas xhirimit do të dërgohen përsëri në vendet e tyre, pa dhënë hollësi të mëtejshme.
Edhe pse nuk është e qartë nëse Yana është mes të arrestuarve, ajo është identifikuar përmes një tatuazhi që përputhet me fotot e saj në rrjetet sociale. Vëllai i Yana, Taras, 20 vjeç, tha se familja nuk kishte ide pse ajo po vizitonte qytetin dhe ishte “tronditur” kur zbuluan se çfarë kishte bërë ajo në Dubai. “Ajo shkoi me pushime dhe pastaj nuk e di se çfarë ndodhi më pas”, tha ai. “Po, ajo kishte planifikuar një fotosesion atje. Por unë nuk kisha më shumë informacion në lidhje me të”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply