Avioni i rrëzuar në Rusi, gjenden 209 pjesë trupash dhe kutia e zezë

Foto 1 nga 3 Pas Para

Ministria ruse bën me dije për Ria Novosti, se janë gjetur 209 pjesë trupash nga 71 pasagjerët që humbën jetën një ditë më parë pas rrëzimit të avionit rus An-148 pranë Moskës.

Ministrja ruse e Shëndetësisë Veronika Skvortsova kishte deklaruar më herët se kërkimi për trupat e atyre që humben jetën nga rrëzimi i avionit në rajonin e Moskës do të vazhdojë për një javë.

Ndërkaq punonjësit e shërbimit të urgjencës ruse kanë gjetur një kuti të zezë në vendin e rrëzimit të aeroplanit An-148, njofton Sputnik.

“Është gjetur një kuti e zezë e dytë”, thanë burimet zyrtare, duke vënë në dukje se regjistruesi i fluturimit mund të zbardhë ngjarjen e ndodhur. Piloti i këtij avioni ishte Valery I. Gubanov, 51 vjeçar me 5,000 orë përvojë.

 

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet