Avioni në flakë, panik te pasagjerët në bord (VIDEO)

Momente paniku kanë përjetuar pasagjerët e avionit Boeing 737 që fluturonte nga Moska në Makhachkala.

Motori i avionit është përfshirë nga flakët pak para se mjeti të niste fluturimin nga aeroporti  Vnukovo.

Menjëherë pasi pasagjerët pikasën flakët jashtë avionit, reaguan të alarmuar duke hapur daljen e emergjencës për të vrojtuar situatën.

Kompania ajrore tha se mosfunksionimi i avionit ishte shkaktuar nga një ndërprerje e qarkullimit të ajrit.

“Situata është në rregull, avioni është plotësisht operacional, asgjë nuk i kërcënon udhëtarët”, thanë zyrtarët e linjës ajrore, duke shtuar se do të përdorin një avion tjetër për fluturimin në Makhachkala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet