Aventura e pazakontë e shqiptarit, nga Londra në Tiranë me makinë ushtarake ZIL (FOTO)

Foto 1 nga 8 Pas Para

Një aventurë të pazakontë kanë ndërmarrë, shqiptari Gent Jakupi, pronar i një lavazhi makinash në Britaninë e Madhe dhe menaxheri i këtij biznesi Rob Gerrish.

Ata janë nisur nga Britania e Madhe për në Shqipëri duke përdorur një makinë ushtarake ruse. Pronari i lavazhit Kakupi prej vitesh shihet para syve të tij të parkuar një kamion të vjetër.

Ai rrëfen: “Vendosëm të bëjmë një udhëtim të gjatë rrugor me makinën ushtarake ruse të prodhuar në vitin 1947, të quajtur ZIL 157. Në Shqipëri ka pasur shumë mjete të tilla gjatë sistemit komunist, po pasi sistemi ra, ato u shitën për skrap dhe qeveria nuk lejoi askënd që t’i ruante apo t’i mbante për përdorim apo kënaqësi personale. Këtë makinë do ta çoj në Shqipëri dhe do ta lë aty që të përdoret në industrinë e filmit”.

Shpejtësia e mjetit është shumë e ulët, deri në 45 km/h, ndaj do t’i duhen të paktën 10 ditë udhëtim për të mbërritur në Shqipëri.

Të tjera

Abissnet