Autostrada Tiranë-Durrës do bëhet me pagesë, ja sa do të paguani

Edhe pse Ministria e Infrastrukturës nuk ka pranuar ta bëjë publike ofertën për koncesionin e rrugës Tiranë-Durrës, Top Channel ka arritur të sigurojë disa nga detajet më të rëndësishme të saj.

Burime konfidenciale thonë se ofertuesi është një grup i madh indian me disa koncesione autostradash në Azi, por që në Shqipëri është i përfaqësuar nga dy kompani lokale, Albstar, e cila po ndërton stadiumin Arena kombëtare si dhe kompania Trema Inxhiniering.

Por si do të preken qytetarët nga dhënia me koncesion e kësaj rrugë? Studimi i fizibilitetit, që edhe ky nuk është bërë publik nga qeveria, parashikon dy tarifa.

Për automjetet e vogla do të paguhet 2 euro për çdo kalim, ndërsa për automjetet e mëdha tarifa do të jetë 5 euro.

Projekti për dhënien me koncesion të rrugës Tiranë-Durrës parashikon që kompania private të zgjerojë me dy korsi të tjera rrugën kryesore si dhe do të sigurojë rrugë alternativë kalimi pa pagesë.

Bëhet fjalë për rrugën e vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa, e cila do të rikonstruktohet po nga kompania private.

Në projektbuxhetin e vitit 2019, qeveria ka vënë si vlerë tavan për këtë koncesion shifrën 49.1 miliardë lekë ose rreth 380 milionë euro.

Dhënia me koncesion e rrugës Tiranë-Durrës është ende në fazë projekti.

Qeveria ka pranuar zyrtarisht se ka marrë një ofertë të pakërkuar, por Ministria e Infrastrukturës deklaroi se kjo ofertë është në fazë shqyrtimi dhe nuk është vendosur ende nëse do të pranohet ose jo.

Ndaj edhe shifrat si ajo e ndërtimit të rrugës, si tarifa e kalimit, janë ende jo zyrtare dhe do të përcaktohen përfundimisht vetëm nëse ministria e Transporteve vendos ta pranojë ofertën e koncesionit. /TCH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

  1. Lola says:

    Nuk kuptoj si mund te vehen pagat me Euro duke qenese vlera me te cilen pagohet ne Shqiperi eshte leku. Qe ketu kuptohet sa e padrejte eshte e gjitha. Mendohet per ata njerez qe duhet te marrin kete rruge per te shkuar ne pune. Ne dite 4€? Rrogat ne shqiperi nuk i perballojne keto lojra te qeverise.

  2. Durresi says:

    Jeni qe jeni, cojeni edhe 10euro se mban ky popull. Ti marrim makinat ti futim ne shtepi se edhe nje biznes nuk paguan taksa sa duhet per nje makine. Qeveri e deshtuar. Funksioni i qeverise vetem te jape koncesione, e te marre borxhe per te bere sheshe.

  3. Martin says:

    Ndertimit te rruges?! Autostrada Tirane-Durres eshte e ndertuar.

  4. Dany says:

    Kjo eshte nje nga poshtersit e vazhdimit te radhes

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet