Autostrada Levan-Vlorë nën ujë, lumi Vjosë lë pasoja të rënda në Novoselë (FOTO)

Publikuar më 02. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Fshati që u godit më shumë nga fryrja e lumit Vjosë, është Novosela. Pasojat e lëna janë të shumta dhe ato duken mjaft qartë në fotot e mëposhtme.
Dalja nga shtrati i lumit Vjosë, ka sjellë përmbytje edhe në autostradën Levan-Vlorë, e cila ka bërë që qarkullimi i automjeteve të jetë më i vështirë për pasojë të pranisë së madhe të ujit.
Ndërkohë, banorët e këtij fshati kanë nisur edhe pastrimin e territorit nga balta e shumtë. Madje, aty kanë shkuar edhe fadromat që kanë nisur punën për pastrimin e kanaleve.