Autoritetet italiane shpëtojnë 57 emigrantë

57 emigrantë janë shpëtuar nga autoritetet italiane dhe janë dërguar në Ishullin Lampedusa, ka raportuar agjencia e lajmeve, Ansa.

Emigrantët, të cilët po udhëtonin me një barkë janë kapur nga autoritetet italiane në afërsi të Lampione dhe janë dërguar për në Lampedusa në orët e vona të së shtunës.

Siç raporton agjencia Ansa, në mesin e emigrantëve të shpëtuar ishte edhe një grua shtatzënë. Besohet se emigrantët që po udhëtonin me këtë barkë vinin kryesisht nga Tunizia.

Ndërsa ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini pretendon se rënia drastike e valës së emigrantëve që vijnë në Itali është e lidhur me përpjekjet e tij për të penguar organizatat bamirëse dhe të shpëtimit, që ndihmojnë emigrantët në det.

Shumica e emigrantëve që po arrijnë në Itali përmes detit, po e bëjnë këtë gjë pa ndihmën e organizatave bamirëse.

Sipas të dhënave nga organizata ISPI, ka thënë se vetëm 8 për qind e 3,073 emigrantëve që kanë arritur në Itali gjatë periudhës 1 janar – 8 korrik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet