×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Autoritetet Gjermane shpallin të jashtëligjshëm modelin e biznesit të Facebook

Në një postim në blog Facebook shkruante se ishte kundër konkluzioneve të autoriteteve dhe se do të apelonte vendimin në mënyrë që Gjermanët të vazhdojnë të përfitojnë shërbimet e rrjetit social.

Modeli super fitimprurës i Facebook bazohet tek gjurmimi i miliarda përdoruesve jo vetëm në Facebook por edhe WhatsApp e Instagram.

Kështu kompania grumbullon të dhënat për sajtet që vizitojnë dhe aplikacionet që përdorin, çfarë blejnë dhe kur blejnë, si dhe çfarë pëlqejnë. Kështu kombinon gjithë informacionin në profile të detajuara.

Facebook i përdor këto të dhëna për të dërguar reklama tek përdoruesit sipas interesave të tyre. Avokatët e privatësisë kanë arritur në përfundimin se rrjeti social nuk është mjaftueshëm transparent me të dhënat që posedon dhe çfarë bën me to.

Si rezultat shumica nuk kuptojnë se çfarë kostoje ka regjistrimi tek një shërbim falas në internet.

Ditën e Enjte Zyra Federale Gjermane për Monopolet (FCO) tha se Facebook po shfrytëzon konsumatorët duke u kërkuar të pranojnë grumbullimin e të dhënave për një llogari falas.

Autoritetet kërkuan ndalimin e kësaj praktike. Presidenti i autoritetit tha se Facebook nuk do të lejohet më të detyrojë përdoruesit të pranojnë një praktikë të tillë.

Në një postim në blog Facebook shkruante se ishte kundër konkluzioneve të autoriteteve dhe se do të apelonte vendimin në mënyrë që Gjermanët të vazhdojnë të përfitojnë shërbimet e rrjetit social.

Kompania ka një muaj kohë për të apeluar dhe nëse dështon duhet të ndryshojë mënyrën sesi menaxhon të dhënat e përdoruesve në Gjermani dhe jo vetëm por edhe ti vërë në dijeni.

“Kjo është një lëvizje shumë e rëndësishme,” thotë Lina Khan, eksperte në Shkollën e Ligjit në Kolumbia të SHBA për Tregjet e Hapura.

Ajo thotë se autoritetet nuk kanë bërë mjaftueshëm në drejtim të privatësisë. Këtu autoritetet Gjermane janë të qarta. “Teoria e tyre është se dominimi i Facebook është ai që u vendos “kushte përdoruesve” thotë Khan.

“Ku nuk ka konkurrencë, përdoruesit janë të gatshëm të pranojnë terma shërbimi edhe nëse nuk u pëlqejnë.”

Sipas autoritetet Facebook ka 32 milion përdorues në Gjermani dhe zotëron 80% të tregut. Rregullatori thotë se ky dominim i jep fuqinë për të mbikëqyrur praktikat e grumbullimit të të dhënave.

“Si një kompani monopol, Facebook duhet tu nënshtrohet obligimeve të ligjit për konkurrencën. Në operacionet e modelit të biznesit kompania duhet të marrë në konsideratë faktin se përdoruesit nuk mund të kalojnë tek rrjete të tjera sociale sepse nuk ka një alternativë,” presidenti i FCO.

Gjithashtu FCO thotë se Facebook përdor koleksionin e madh të të dhënave për të zhvilluar më tej dominimin e tregut përmes gjurmimit të përdoruesve.

Por Facebook thotë se “FCO nënvlerëson konkurrencën me të cilën përballemi në Gjermani, keqinterpreton GDPR dhe dëmton mekanizmat e ligjit Evropian për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve në Bashkimin Evropian.

Facebook citon Snapchat, Twitter dhe YouTube si konkurrentë direkt në përpjekje për të treguar se konkurrenca nuk mungon dhe qëndrimi i FCO është i pavend.

FCO kundërshton duke thënë se Snapchat, YouTube dhe Twitter kanë funksione të ndryshme  nga Facebook dhe nuk mund të shihen si alternativa.

Tradicionalisht monopolet janë sulmuar për çmimet e larta të produkteve apo shërbimeve të tyre përkrah konkurrentëve duke përdorur dominimin. Në rastin e Facebook sipas FCO dëmi që u shkaktohet përdoruesve nga grumbullimi i të dhënave nga Facebook nuk është në kosto por në “humbjen e kontrollit.”

“Ata nuk mund të kontrollojnë më sesi përdoren të dhënat e tyre personale. Nuk kanë dijeni se për çfarë qëllimesh përdoren të dhënat e tyre,” shprehet FCO-ja.

Afro 74% e përdoruesve Amerikanë të intervistuar thonë se nuk e dinin që Facebook krijon profilet të tyre të interesave. 51% e të anketuarve thonë se nuk ndihen të sigurtë nga kjo praktikë.

Facebook thotë se gjurmimi i përdoruesve i bën shërbimet më të sigurta dhe i përmirëson ato. Sipas rrjetit social FCO nënvlerëson sesa shumë kompania ka bërë për ligjin Evropian të privatësisë GDPR.

FCO përdor pikërisht direktivat e këtij ligji dhe sipas principeve të saj thotë se Facebook nuk ka të drejtë të grumbullojë të dhënat e përdoruesve nga kompani të tjera. Jo vetëm që është anti-kompetitive por FCO beson se Facebook nuk e ka provuar që grumbullimi i të dhënave është në të mirën e konsumatorëve.

Nëse Facebook humbet apelimin atëherë Gjermania do të shndërrohet në eksperimentin e madh i cili do të provojë nëse ekonomia e mbikëqyrjes është i domosdoshëm për operimin e medias sociale. Mbase Evropianët e tjerë dhe Amerikanët mund të kërkojnë të njëjtën gjë. Ky vendim do të thyejë akullin dhe tu hapin rrugë vendimeve të tjera. /PCWorld.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Algoritmet kompjuterike ndihmojnë të parashikimin e përhapjes së koronavirusit

Algoritmet kompjuterike ndihmojnë të parashikimin e përhapjes së koronavirusit

Publikuar më 06.07.2020
Menduam se kjo metodologji ofronte më stabilitet në parashik...

Menduam se kjo metodologji ofronte më stabilitet në parashikime. Po përllogarisnim ritmet e rritjes apo rënies,” thotë Ali Mokdad me Universitetin e Uashingtonit. Modelet e gjeneruara nga kompiuterat për të parashikuar prirjet e ardhshme janë me rendësi jetike për zhvillime të rëndësishme në botë. Ato janë përdorur për të parashikuar prirjet në ndryshimet klimatike dhe […]

Lexo më shumë

25 aplikacione në Android mund t’ju vjedhin fjalëkalimin e Facebook

25 aplikacione në Android mund t’ju vjedhin fjalëkalimin e Facebook

Publikuar më 02.07.2020
Ekspertët e teknologjisë kanë ngritur shpeshherë alarmin se ...

Ekspertët e teknologjisë kanë ngritur shpeshherë alarmin se shumë aplikacione në sistemin operativ Android ndërhyjnë në të dhënat personale të përdoruesve. Së fundmi, ata paralajmërojnë se duhet të bëni kujdes nga disa prej këtyre aplikacioneve, pasi mund të vjedhin fjalëkalimin e Facebook-ut tuaj. Sipas një raporti nga “Evina”, janë 25 aplikacione që përbëjnë rrezik për […]

Lexo më shumë

Facebook do të bëjë një ndryshim ne algoritmin e lajmeve

Facebook do të bëjë një ndryshim ne algoritmin e lajmeve

Publikuar më 02.07.2020
Facebook është duke bërë një ndryshim në algoritmin e saj të...

Facebook është duke bërë një ndryshim në algoritmin e saj të lajmeve që do të japin përparësi në raportimin origjinal dhe tregimet me “autorësi transparente”. Facebook do të shikojë në grupe artikujsh për një histori të veçantë dhe do të identifikojë cilat prej tyre citohen më shpesh si burim origjinal. Përparësia e “autorësisë transparente” do […]

Lexo më shumë

Bitcoin bie në pikën më të ulët që prej një muaji

Bitcoin bie në pikën më të ulët që prej një muaji

Publikuar më 30.06.2020
Tregtuesit e kriptomonedhave panë këtë javë që çmimi i bitco...

Tregtuesit e kriptomonedhave panë këtë javë që çmimi i bitcoin të rritej e të binte përpara se të tkurrej në 9,054 dollarë më 28 Qershor sipas të dhënave të CoinMarketCap. Bitcoin e filloi javën e kaluar në pozita të forta me një vlerë prej 9,300 dollarësh dhe shkoi gjatë javës në 9,680 dollarë. Por në […]

Lexo më shumë

iPhone juaj do të shërbejë tani edhe si çelës makine, veçoritë e reja

iPhone juaj do të shërbejë tani edhe si çelës makine, veçoritë e reja

Publikuar më 23.06.2020
iPhone-t e rinj mund të shërbejnë edhe si çelësa për automje...

iPhone-t e rinj mund të shërbejnë edhe si çelësa për automjetin tuaj. Apple bëri me dije përmes një konference vjetore veçoritë e reja të smartfonëve. Sipas kompanisë sistemi i ri CarPlay do të jetë në dispozicion në 97 për qind të makinave të reja. Fillimisht iPhone-t do të përdoren si çelës në automjetet BMW Seria […]

Lexo më shumë

Lajm i mirë për privatësinë e përdoruesve, kjo është lëvizja e fundit e “Facebook”-ut

Lajm i mirë për privatësinë e përdoruesve, kjo është lëvizja e fundit e “Facebook”-ut

Publikuar më 14.06.2020
Facebook është duke testuar një opsion të ri për Messenger m...

Facebook është duke testuar një opsion të ri për Messenger me të cilin përdoruesit mund të mbrojnë mesazhet e tyre nga sytë e njerëzve. Kur është i aktivizuar ky opsion ju kërkon përdoruesve të verifikojnë identitetin e tyre përmes Face ID, Touch ID ose me fjalëkalim përpara se të kenë mundësi të shikojnë mesazhet edhe […]

Lexo më shumë

Facebook u vjen në ndihmë bizneseve, tani mund t’u përgjigjen konsumatorëve në Messenger

Facebook u vjen në ndihmë bizneseve, tani mund t’u përgjigjen konsumatorëve në Messenger

Publikuar më 11.06.2020
Për shkak të pandemisë konsumatorët kanë një numër pyetjesh ...

Për shkak të pandemisë konsumatorët kanë një numër pyetjesh të reja për bizneset, nëse janë akoma hapur, nëse kanë ndryshuar orët e punës, nëse produktet janë gjendje, nëse biznesi ofron transport e kështu me radhë. Facebook po lançon një kuti të re mesazhesh në Messenger për t’jua lehtësuar pronarëve të bizneseve përgjigjen ndaj mesazheve të […]

Lexo më shumë

Ky është telefoni më i shitur në botë

Ky është telefoni më i shitur në botë

Publikuar më 09.06.2020
Hyri në treg në vitin 2003 dhe brenda pesë vitesh, Nokia 110...

Hyri në treg në vitin 2003 dhe brenda pesë vitesh, Nokia 1100 u shit në 250 milionë copë, duke u bërë kështu jo vetëm telefoni më i shitur, por pajisja elektronike më e shitur në botë. Në fakt, telefoni i një miliardtë i Nokias që u shit ishte një 1100 i blerë në Nigeri në […]

Lexo më shumë