Automjeti i blinduar nga Rusia u përmbys te sheshi “Shqiponja”, ja kush është drejtuesi (Emri-Foto)

Është zbuluar identiteti i të riu që udhëtonte me automjetin e blinduar të ardhur nga Rusian pranë sheshit “Shqiponja”. Mësohet se drejtuesi dhe pronari i automjetit të tipit “Mercedes G Class” me targa ruse është shtetasi Eldin Dergjini, 34 vjeç, banues në Shkodër.

Ngjarja ndodhi mbrëmë pranë sheshit “Shqiponja”, ku automjeti luksoz u gjet i braktisur, ndërsa policia se drejtuesi i saj ndodhej në spital duke marrë njoftim.

Ndërsa sot është bërë e ditur se ka dëshmuar para Policisë së Tiranës, 34-vjeçari i cili ka dhënë detaje rreth aksidentit që u cilësua si i “mistershëm”.

34-vjeçari, Eldin Dergjini ka thënë se ishte duke drejtuar automjetin me shpejtësi dhe se një moment është goditur nga një tjetër automjet, e më pas ka goditur një bordurë dhe se la humbur kontrollin e automjetit.

I riu nuk ka ditur të thotë diçka në lidhje me automjetin që e ka përplasur por ai ka rrëfyer se ka arritur të dalë vetë nga makina dhe se është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se Dergjini ka treguar se ka arritur të marrë një taksi dhe se më pas është drejtuar për në spitalin privat, ku po merr edhe mjekimin.

Rezulton se 34-vjeçari është me precedentë të mëparshëm penal, ndërsa për automjetin që është aksidentuar ka deklaruar se e ka sjellë nga jashtë e se është në pritje të pajisjeve me dokumenta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet