Australia dënon me burg publikimin e përmbajtjeve të dhunshme në rrjetet sociale

Australia ka miratuar tanimë një ligj, i cili do të ndëshkojë të gjitha rrjetet social, apo çdo subjekt tjetër në internet që nuk heq përmbajtjet e dhunshme nga platformat e tyre.

Lëvizja vjen pak javë pas sulmit ndaj me armë ndaj dy xhamive në Zelandën Re. Pamjet e sulmit u publikuan në “Facebook” 1.5 milionë herë.

Nën ligjin e re, platformat duhet të heqin me shpejtësi çdo audio dhe video ku shfaqen apo dëgjohen veprime të dhunshme. Gjithashtu duhet të njoftojnë autoritetet kurdo që zbulojnë materiale ilegale.

Nëse kompaninë dështojnë të heqin përmbajtje të dhunshme, ata mund të gjobiten me 10% të të ardhurave të tyre vjetore. Ligjit madje dënon edhe individët që kanë apo bëjnë në faqet e tyre postime me përmbajtje të dhunshme, duke rrezikuar gjobë me vlerë 2.1 milionë dollarë deri në tre vite burgim.

Ligji është i pari në botë dhe kompanitë si “Facebook”, “YouTube” dhe “Twitter” janë të shqetësuara.

Gjigandët e teknologjisë thonë se është censurë e fjalës së lirë sepse mund të detyrohen të heqin postime përpara se dikush tjetër ti ketë parë.

Ato mendojnë se ligji i ri është i nxitur për shkak të tragjedisë që ndodhi në Zelandën e Re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Shqipëri, narko shtet

Revista politike “Spiegel” raporton për sjelljen alarmante të qeverisë  socialiste në Shqipëri, me kryeministër Edi Ramën dhe ministër Lleshajn etj….

Abissnet