Australi/ Shqiptari gjen çantën me 6250 dollarë, ja çfarë bën pasi…

Adem Gashi, një shqiptar i cili jeton në Australi, sot në mëngjes në trenin e Sydney ka gjetur një çantë me 6250 dollarë, të cilën ia ka kthyer pronares përmes televizionit “Channel 7”.
Gashi përmes Facebook-ut ka njoftuar se pas paraqitjes së rastit, kanë gjetur adresën e gruas dhe ia ka kthyer çantën me gjithë paratë.
Ky gjest i vlerësuar si shumë human, është bërë lajm edhe në televizion.
“Sot në mëngjes duke udhëtuar me tren e kam gjetur një çantë me $ 6250, pastaj kam kontaktuar me televizionin “Channel 7”, dhe së bashku me ta kemi gjetur Adresën e asaj gruas të cilës i kishte humbur çanta dhe ja kam kthyer.
Shpresoj se të gjithë njerëzit duhet të bëjnë kështu sepse është ndjenjë e mirë kur humb diçka dikush me ta sjellë në shtëpi”, ishte postimi i Adem Gashit.

Të tjera

VERTIGO

Gazetarja dhe kritikja e artit Elsa Demo bën një rrugëtim në skenën e re të ArTurbinës duke e krahasuar me…

Abissnet