Atmosferë e zbehtë, ja sa bileta janë shitur për ndeshjen Shqipëri-Jordani

Foto 1 nga 4 Pas Para

Ndërkohë që na ndajnë vetëm 30 minuta nga fillimi i ndeshjes miqësore Shqipëri-Jordani, atmosfera në “Elbasan Arena” duket e zbehtë.

Në shkallët e stadiumit tifozët numërohen me gishtat e dorës. Në mungesën e tifozerisë ndikojnë rezultatet e fundit disi zhgënjyese të kombëtares, dhe fakti që bëhet fjalë për një miqësore.

Ndërkohë nga të dhënat paraprake thuhet se numri i biletave të shitjeve deri më tani është 1150 bileta.

Miqësorja e sotme pritet të shërbejë si një test në prag të sfidës së Ligës së Kombeve me Izraelin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet