Athinë/ Shkatërrohet banda e drogës, drejtohej nga një shqiptar nga burgu

Publikuar më 09. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

10 grekë dhe një shqiptar kanë përfunduar në prangat e policisë greke në përfundim të shkatërrimit të një bande kriminale të shpërndarjes së drogës.

Mediat helene shkruajnë se grupi kriminal drejtohej nga një shqiptar 35-vjeçar i burgosur.

I riu shqiptar ishte arrestuar për trafik kokaine me 13 tetor 2017 në portin e Pireut. Sipas mediave greke vitet e fundit ky grup ka fituar mbi 200.000 euro nga trafikimi i drogës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 kg 615 gram kokainë, 750 gram përzierës, 59 mijë euro, 30.000 lek të reja shqiptare, dy kartëmonedha false 50 dhe 20 euro, 6 makina luksoze, 1 motor, 18 celularë, 3 libreza banke, 2 karta krediti etj.