Atentati në Durrës, avokati i Redjan Rrajës apelon masën e sigurisë

Ankimon masën e sigurisë “arrest me burg” avokati i Redjan Rrajës, i cili është arrestuar nga policia pasi dyshohet të jetë një nga pjesëmarrësit në atentatin e Durrësit.

Prova kryesore e prokurorisë kundër tij ishte një shenjë gishti e Rrajës në një palë syze të gjetura në mjetin që dyshohet të jetë përdorur nga autorët, mjet që u braktis në Shkafanë të Ishmit.

Dyshohet se Rraja ka përdorur si alibi faktin që ka qenë me modelen Kejvina Kthjella ditën kur u krye atentati ndaj Ndojës, Landi Muharremit dhe 24-vjeçarit Andi Maloku, që ndërroi jetë dje në spitalin e Traumës.

Në media u tha dje se Kejvina Kthjella u shoqërua në komisariat për disa orë me radhë, ku u pyet për raportin e saj me Rrajën, si dhe për dijeninë që ajo kishte mbi lëvizjet e tij. Vetë modelja nuk ka bërë asnjë reagim për mediat pas lajmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet