
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Paraprakisht bëhet e ditur se sot rreth orës 11:50, “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet se gjatë një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti.
Uniformat blu në qytetin e Elbasanit informojnë se personi ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa deri në këto momente mësohet se nuk ka njoftim për person të plagosur në spitale apo nga qytetarët.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orës 11:50, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet se gjatë një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjetit.
Autori i dyshuar ka braktisur mjetin dhe është larguar. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person të plagosur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën në të cilën dyshohet se mund të jetë fshehur autori që ka qëlluar me armë zjarri.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply