×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Atentat me armë zjarri ndaj kreut të Policisë Bashkiake, gjykata le në burg 19-vjeçarin dhe kushëririn e tij

Gjykata e Shkodrës ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy të rinjtë e akuzuan për atentatin ndaj kreut të Policisë Bashkiake, Mentor Hasanaj.

Dy të rinjtë Ilirian Hansanaj dhe Verzen Bajraktari do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve, edhe pse avokatët kanë kërkuar lehtësim të masës për shkak se ata janë vetëdorëzuar.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 11 tetor, ndërsa kreu i Policisë Bashkiake po udhëtonte bashkë me familjen e tij. I riu ka pranuar krimin dhe ka treguar se si kanë ndodhur rrethanat e ngjarjes.

Ilirjan Hasanaj ka dhënë dëshminë e tij në polici pasi është vetëdorëzuar, ndërsa mësohet se ka treguar se armën e kishte me vete, pasi e mbante prej disa kohësh dhe se atentati ndaj kreut të policisë nuk ishte i paramenduar.

19-vjeçari ka thënë se i ka parë rastësisht duke kaluar dhe iu është vënë mbrapa. I riu gjithashtu ka thënë para uniformave blu se është penduar për atë që ka bërë dhe se ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka kryer atentatin.

Mësohet se Ilirjani ka thënë se arsyeja e atentatit ka qenë një konflikt pronësie me kreun e Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe. Bashkë me 19-vjeçarin është dorëzuar në polici edhe shtetasi Verzen Bajraktari, 23-vjeç. Ky i fundit mësohet se është kushëri Ilirjanit dhe se është personi që e ka pritur me makinë.

Unë e kam qëlluar shtetasin Mentor Hasanaj por e kam bërë pa paramendim. Nuk kam qenë i parapërgatitur për një gjë të tillë. Thjesht e kam parë duke kaluar ne rruge dhe i jam vënë mbrapa. Armën e kam patur më vete sepse ka pasur disa kohë që e kisha dhe nuk është se e kam marrë atë dite. I jam vënë mbrapa dhe e kam qëlluar por në ato momente kam qenë disi nën ndikimin e alkoolit.

Thjesht e kam parë rastësisht teksa kalonte me makinë dhe e kam ndjekur në atë moment. Arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronësie tonën. Është një konflikt i vjetër pronësie mes nesh dhe unë këtë histori e kam dëgjuar nga babai dhe kur e kam parë në atë moment duke qenë edhe i alkoolizuar e kam ndjekur dhe e kam qëlluar por nuk kam pasur një plan të përgatitur”, ka thënë ai.

Duke qenë drejtor me erdhi në mendje se mund të na pengonte te pronësia por çdo gjë ka qenë në atë moment. Ndërsa kushëriri im nuk ka patur asnjë ide se çfarë kam bërë unë por thjesht e kam thirrur duke i thënë që te më merrte sepse kisha nevojë por pa i treguar arsyen. Ai nuk ka qene aspak ne dijeni të plagosjes. Unë jam penduar maksimalisht për çfarë kam bërë dhe për këtë fakt edhe jam veteëdorezuar në polici. Fillimisht kam qenë i tronditur dhe kisha frike por tani e kam kuptuar dhe jam shumë shumë i penduar ndaj kam ardhur qe ta pranoj çfarë kam bërë“, mësohet se ka thënë ai para policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tiranë, 40 vjeçarja hidhet nga kati i 7-të i pallatit, ndërron jetë. Policia nis hetimet

Tiranë, 40 vjeçarja hidhet nga kati i 7-të i pallatit, ndërron jetë. Policia nis hetimet

Publikuar më 28.10.2020
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Ti...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një grua 40 vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte Njoftimi i policisë: Më datë 28.10.2020, rreth orës 20:15, në rrugën “Him Kolli”, dyshohet se është vetë’hedhur nga kati i 7 i pallatit […]

Lexo më shumë

Vazhdojnë kundërshtimet për mbajtjen e maskës, policia me ‘dorë të hekurt’, gjobit 706 qytetarë

Vazhdojnë kundërshtimet për mbajtjen e maskës, policia me ‘dorë të hekurt’, gjobit 706 qytetarë

Publikuar më 28.10.2020
Policia e Shteti njofton se ka vendosur 706 gjoba për mosmba...

Policia e Shteti njofton se ka vendosur 706 gjoba për mosmbajtjen e maskës në ambiente të hapura. Gjatë 24 orëve të fundit nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 706 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë […]

Lexo më shumë

Përfundon gjykimi i dosjes 339, jepet vendimi për anëtarët e saj

Përfundon gjykimi i dosjes 339, jepet vendimi për anëtarët e saj

Publikuar më 28.10.2020
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizu...

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka përfunduar gjykimin e dosjes 339/3. Mësohet se gjykata ka shpallur fajtorë të pandehurit për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje të lendeve narkotike në bashkëpunim”. Sakaq, GJKKO ka rrëzuar akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryer nga grupi i strukturuar, […]

Lexo më shumë

U premtonte punë qytetarëve në këmbimin të parave, arrestohet i moshuari në Mallakastër

U premtonte punë qytetarëve në këmbimin të parave, arrestohet i moshuari në Mallakastër

Publikuar më 28.10.2020
Një 70-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Gjirokastër, ...

Një 70-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Gjirokastër, pasi u merrte para qytetarëve duke i premtuar për vende pune. Sipas policisë, i moshuari prezantohej si menaxher i një firme për ndërtimin e rrugëve dhe mashtronte qytetarë të ndryshëm duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin se do t’i punësonte në firmën […]

Lexo më shumë

Të dënuar për vrasje dhe drogë, OFL u nis formularin 3 personave në Vlorë (Emrat)

Të dënuar për vrasje dhe drogë, OFL u nis formularin 3 personave në Vlorë (Emrat)

Publikuar më 28.10.2020
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore n...

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Eraldo Canaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Viktor Omeri, […]

Lexo më shumë

Tentuan të kalonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 4 persona në Fier (Video)

Tentuan të kalonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 4 persona në Fier (Video)

Publikuar më 28.10.2020
Kanë rënë në pranga 4 persona për transportim të paligjshëm ...

Kanë rënë në pranga 4 persona për transportim të paligjshëm të emigrantëve në Fier. Gjatë operacionit janë sekuestruar një armë zjarri automatik dhe 153 fishekë luftarak, dy automjete dhe 4 aparate celular. Në flagrancë janë arrestuar shtetasit:  Xh. B., 25 vjeç, E. B., 25 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, banues në Tiranë dhe K. […]

Lexo më shumë

Tentoi të korruptonte policin në Rinas me 50 euro, arrestohet 24-vjeçari që nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar drejt BE-së

Tentoi të korruptonte policin në Rinas me 50 euro, arrestohet 24-vjeçari që nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar drejt BE-së

Publikuar më 28.10.2020
Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të...

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonte kushtet. Sipas uniformave blu, gjatë javë së fundit Policia Kufitare e Rinasit ka goditur dhe tre raste të tjera të tentativës për të korruptuar punonjësit e […]

Lexo më shumë

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Elbasan, policia jep detajet e para

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Elbasan, policia jep detajet e para

Publikuar më 28.10.2020
Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm ...

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në Elbasan. Paraprakisht bëhet e ditur se, në lagjen “5 Maji”, Elbasan,  në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi R.S., 50 vjeç. Uniformat blu raportojnë se nga këqyrja e kufomës nuk kamë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja të ketë ardhur nga […]

Lexo më shumë