“Ata që kanë lindur për njëri-tjetrin, takohen lehtë”

Arthur Schopenhauer ishte një filozof gjerman, i njohur për pesimizmin e tij atheist dhe qartësinë filozofike.

Analiza e Schopenhauerit mbi vullnetin e çoi atë në përfundimin se dëshirat emocionale, fizike, dhe seksuale, nuk mund të përmbushem kurrë.

Si pasojë, Schopenhauer favorizoi një jetesë duke mohuar dëshirat njerëzore, ngjashëm me mësimet e budizmit dhe vedantas.

Duke vijuar nga idealizmi i Immanuel Kant, Shopenhauer refuzoi filozofitë bashkëkohore post-Kantiane të idealizmit gjerman.

Shopenhauer ishte ndër mendimtarët e parë të filozofisë perëndimore, që ndau dhe afirmoi parimet e rëndësishme të filozofisë lindore (p.sh asketizmi, bota si aparencë), pasi kishte arritur në konkluzione të ngjashme si rezultat i punës së tij filozofike.

Edhe pse puna e tij nuk pati vëmendjen e merituar gjatë jetës së tij, impakti pas vdekjes së Shopenhauer preku disiplina të ndryshme, duke përfshirë filozofinë, letërsinë dhe shkencën.

“Pasuria është si uji i kripur, sa më shumë të pish, aq më i etur je. Kjo vlenë edhe për lavdinë”.

“Ata që duhen dhe që kanë lindur për njëri-tjetrin, takohen lehtë. Shpirtrat e ngjashëm e ndjejnë përshëndetjen edhe nga distancat”.

“Dallimi mes krenarisë dhe ambicies është ky: krenaria është bindja që kemi për vlerat tona superiore, në çfarëdolloj kuptimi; mendjemadhësia është dëshira për të nxitur te të tjerët bindjen se ne kemi vlera dhe në përgjithësi është e shoqëruar nga dëshira për të bindur edhe veten mbi këtë fakt.

Pra krenaria është një vlerësim i lartë për vetveten, që vjen nga brendësia e njeriut dhe prandaj është e vetvetishme; ndërsa mendjemadhësia është dëshira për të arritur një vlerësim të tillë së jashtmi. Prandaj mendjemadhësia na bënë llafazan, kurse krenaria të heshtur”.

– Arthur Schopenhauer“Këshilla për jetën”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet