Asteroidi hyn në atmosferën e tokës dhe “ndriçon” natën në Afrikën e Jugut

Ka hyrë në atmosferë me shpejtësi 17 kilometra në second dhe është shpërbërë në një shpërthim të fuqishëm sipër qiellit të Bostvanës, ashtu siç ishte parashikuar nga shkenctarët. Dimensionet e tij të reduktuara, vlerësuar mes 3 dhe 5 metra të diametrit, nuk kanë krijuar frikë për një përplasje të mundshme me dëmë në persona apo material, sikundër ndodhi në shkurt të 2013 me meteorin në Rusi, i cili duke kaluar sipër qytetit shkaktoi një valë që theu xhamat e dritareve.

Asteroidi “2018LA” ishte verifikuar të shtunën në mëngjes në distancë të orbitës hënore nga teleskopi i një projekti të financuar nga NASA me qëllim për të zbuluar trupat qiellor në orbitën e të cilëve mund të jetë toka. Të dhënat janë dërguar menjëherë në Masaçusets e më pas janë zhvendosur për në laboratorët e NASA-s në Kaliforni.

“Ky ishte një objekt shumë i vogël në krahasim me ato që kemi detyrë t’I zbulojmë dhe sinjalizojmë”, u shpreh një zyrtar I NASA-s. Ndërsa më tej shton se këto lloj episodesh japin mundësinë që të ushtrohen kapacitetet llogaritjes së rrezikut të përplasjes me tokën të trupave qiellorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet