Asnjëherë nuk e kemi ngrënë bananen në këtë mënyrë! Çfarë kemi humbur…

Publikuar më 16. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Shumë njerëz pëlqejnë të konsumojnë banane, por ata duhet të dinë disa gjëra përpara se të blejnë banane herë tjetër.

Lexoni tekstin më poshtë dhe tregohuni të kujdesshëm herën tjetër kur të hani këtë frut tropikal të shijshëm.  Një banane tërësisht e pjekur prodhon TNF (Tumor Necrosis Factor)- një substancë e cila lufton qelizat anormale.

Sa më shumë pika apo njolla të zeza të ketë banania, aq më e pjekur është.

Banania e pjekur është me më shumë përfitime dhe e përmirëson më tepër sistemin imunitar. Shkencëtarët japonezë kanë konfirmuar gjithashtu se TNF e gjetur në banana ndihmon kundër kancerit duke rritur imunitetin. Kështu, duke konsumuar banane mund të parandalohen sëmundjen dhe tumore të caktuar.

Gjithashtu është provuar se përmbajtja e këtij fruti ndryshon ndërsa piqet më shumë. Kjo, sepse kur banania është më e pjekur bëhet më e verdhë dhe nivelet e antioksidantëve rriten. Në bananen e pjekur me njolla të zeza, niseshteja kthehet në sheqer që është më e lehtë për t’u tretur.

Shkencëtarët japonezë në eksperimentet e tyre kanë treguar se banania prodhon një substancë anti-kancerogjene (TNF), që rrit qelizat e bardha të gjakut dhe përmirëson sistemin imunitar. Rekomandohet të konsumohen 1 deri në 2 banane në ditë për të rritur imunitetin.

Bananet me më tepër njolla kafe janë më të shëndetshme se ato me lëkurë të gjelbër apo ato të freskëta, pa ndonjë njollë apo pa pika.

Qelizat kancerogjene mund të zhduken me ndihmën e TNF. Ndikimi që bananet kanë në trupin tonë lidhet me Lentinan (një polisakarid anti-tumorial intravenoz), i cili stimulon imunitetin dhe është i njohur edhe agjent anti –kancerogjen.

Si përfundim, banania e pjekur ka veti anti-kancerogjene, pasi shkakton formimin e qelizave të bardha të gjakut dhe parandalon mutacionin qelizor.

Për të parandaluar humbjen e vitaminave, vendosini bananet e pjekura plotësisht në frigorifer ose hani banana të freskëta me shumë njolla të errëta.  Gjithashtu, përpiquni gjithmonë të blini banana organike./shije.al/