Asnjë surprizë në Kupën e Shqipërisë

partizaniAsnjë surprizë në Kupën e Shqipërisë, ku të gjitha ekipet pretendente e kanë kaluar fazën e parë.

Në përballjet e kthimit, vetëm Kukësit iu desh të djersinte për të eliminuar Naftëtarin pas disfatës 3-1 në përballjen e vajtjes. Verilindorët triumfuan 4-1 në shtëpi falë një goli të të riut Jonuzi në minutën e 117-të.

Ndërkohë pas pesë humbjesh radhazi në kampionat, Vllaznia më në fund u dhuron tifozëve fitoren e parë për këtë sezon. Ekipi shkodran mposhti 4-0 Pogradecin, duke prerë biletën për në fazën pasardhëse të Kupës falë barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.

Rezultatet e ndeshjeve të kthimit (në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para, me të zeza ekipet e kualifikuara):

DJE
Partizani 0 – 2 Korabi (5-2)
Tirana 3 – 0 Erzeni (0-1)

SOT
Laçi 1 – 1 Besa (3-1)
Vllaznia 4 – 0 Pogradeci (1-1)
Apolonia 1 – 0 Shkumbini (2-2)
Bylis 6 – 0 Dinamo (1-0)
Lushnja 3 – 0 Luftëtari (1-0)
Butrinti 2 – 0 Sopoti (0-5)
Kukësi 4 – 1 Naftëtari (1-3)
Flamurtari 3 – 2 Orikumi (2-1)
Teuta 6 – 1 Ada (5-1)
Elbasani 1 – 1 Kamza (2-4)
Tërbuni 2 – 0 Burreli (0-0)
Besëlidhja 2 – 1 Kastrioti (0-1)
Mamurrasi 0 – 2 Iliria(vajtje 0-1)

E SHTYRË
Skënderbeu – Tomori  (3-0)

Ndërkohë janë përcaktuar edhe 8 duelet e turit të dytë:
Skënderbeu/Tomori – Sopoti
Lushnja – Partizani
Bylis – Laçi
Apolonia – Vllaznia
Kukësi – Iliria
Kastrioti – Tirana
Flamurtari – Tërbuni
Kamza – Teuta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet