Askushët dhe asgjëja e politikës dhe e diplomacisë shqiptare

Publikuar më 30. 12. 2017 nga Jola Alimemaj

Nga Kasem Seferi

“The stars are looking down” (Yjet vështrojnë poshtë) e shkrimtarit Arçibald Kronin, mu kujtua teksa lexoja me vemendje komentet e individëve të ndryshëm në lidhje me votën kundra SHBA në OKB, disa prej të cilëve njihen si analistë, disa si politikanë dhe disa nuk e di se çfarë quhen. Si individ, për aq sa di dhe mendoj, nuk kam qenë, nuk jam dhe nuk do të jem Bazarovi i Turgenievit te “Etër dhe bij”. Koncepti im personal në lidhje me vlerësimin nuk ka aspak lidhje dhe ngjashmëri me të qenit “pro” ose “kundra” në lidhje me një veprim politik/diplomatik, por ka lidhje shumë të fortë me vizionin dhe misionin e popullit dhe vendit tim. Këtu unë ndahem me të gjithë ata që nuk I përqasen asaj që nuk kemi: strategjisë kombëtare.

Vite e vite më parë, kur “Republika Popullore e Shqipërisë“ bënte pjesë në bllokun e vendeve komuniste kishte ambasadorë dhe rrjedhë diplomatike të tillë sa që në Korenë e Veriut pyetjes së një ambasadori të një vendi jo komunist bërë amabasadorit tonë: “Çfarë qëndrimi mban vendi juaj për X çështje?”, do t’i përgjigjej: “E çfarë të duhet ty?”. Natyrisht, sot, nuk jemi në këto nivele qesharake të padijes dhe/ose errësimit ideologjik. Por, ajo që më shqetëson si individ që kam pasur fatin të marr pjesë në takime ndërkombëtare me peshë në arenën botërore si “EUROASIAN ECONOMIC FORUM”, ose më thjesht takimi i vendeve të Euroazisë që përmbledh vendet nga mesi i Detit Adriatik deri te mesi i Detit Kaspik, është mungesa e informacionit që “burrat” e shtetit kanë për shkak të diplomatëve të paditur/(nuk dua të përdor fjalën “injorantë” se duket sikur i shaj nga nëna), në lidhje me zhvillimet në rajon e më gjërë në botë.

Kam pasur fatin të jem i pranishëm në një të quajtur kongres në Izrael në qershor të vitit 2012, kur të madhit Henry Kisinger iu dha titulli “Qytetar nderi” i Izraelit. Foli “kryediplomati i gjithë kohërave”, pa letër dhe thelbi i diskutimit të tij, “ndërmjet rrjeshtave”, ishte sikundër e E KAM SHRUAR DHE MË PARË NJË NGA THËNIET E TIJ QË PO E PËRSËRIS:“ SHTETI I IZRAELIT U NGRIT PËR SHTATËQIND MIJË VETË. TANI NË IZRAEL JETOJNË SHTATË MILION IZRAELITË DHE PËRBALLË KANË KATËRQIND MILION ARABË!”. Diplomatët gjermanë, të rinj në moshë, regjistronin fjalën e tij për ta studjuar dhe për të marrë mesazhet e duhura për të ardhmen e afërt dhe të largme.

Sikundër e kam shkruar jo vetëm njëherë, LINJA DIPLOMATIKE E ATLANTIKUT, që prej vitit 2009 e këtej ka “rënë në peshën“ e diplomacisë ekonomike amerikane (SHBA), për arsye se interesat strategjike amerikane (SHBA) janë zhvendosur në Oqeanin Paqësor. MËSONI POLITIKANË DHE DIPLOMATË ASKUSHË DHE TË ASGJËSË! SHBA-të kanë disa politika diplomatike, që i përshtasin sipas ulje-ngritjeve të interesave të tyre në rajone si dhe në tërësinë e globit. SHQIPËRISË (REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE PJESËVE TË TJERA JASHTË KUFIJVE TË TYRE, NË BAZË TË NJË NENI TË KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË) I DUHET TË THITHË, ANALIZOJË DHE TË PËRFAQËSOHET ME NJË MATURI TEJET TË THELLË. NË LOJËN E TË MËDHENJVE TË VEGJËLIT JANË “GURË SHAHU”! U takon të vegjëlve, me mençuri, të kërkojnë se çfarë lloj guri shahu do t’u caktohet “të luajnë”! QUO VADIS ALBANIA?! Është mëse e vërtetë se e ardhmja e Shqipërisë dhe shqiptarëve është në Europë.

Por, të mos harrohet se Europa që prej Luftës së Madhe e deri më sot, nuk ia ka dale në krye pa SHBA – të! Gjithashtu, mos harroni se Rusia ka qenë, është dhe mbetet një gjigand i politikës botërore. Po ashtu duhet marrë në konsideratë Turqia që ka fatin E MADH që shtrihet në dy kontinente. Politika dhe diplomacia ekonomike e Turqisë, synon dhe po vepron mbi bazën e synimit të krijimit të një fuqie të konsiderueshme ekonomike ndërmjet dy kontinenteve duke luajtur me kujdes në të dy krahët, për hir të interesave afatshkurtër dhe afatgjatë. Gjermania, Franca, Italia, etj në Europën Perëndimore të mpakur nga tkurrja e diplomacisë ekonomike të Atlantikut, natyrisht, pa u shkëputur nga lidhja strategjike afatgjatë me SHBA – të, luajnë në “bilardon e diplomacisë” GURËT E TYRE TË INTERESIT. A JANË QËNDRIMET E ASKUSHËVE TË ASGJËSË NË INTRESIN AFATSHKURTËR DHE AFATGJATË TË SHQIPËRISË DHE SHQIPTARËVE?! “EPUR SI MUOVERE” – ËSHTË INTERESI I SHQIPËRISË DHE I SHQIPTARËVE! “MË KA ÇU TATA ME LA GOJËN” ËSHTË I ASKUSHËVE TË ASGJËSË!.