Asgjë nuk zgjat përgjithmonë!

Silvana Begaj

O njeri, mbushe kafkën me verë para se të mbushet me dhe! O njeri i plotfuqishëm! O mbreti i fateve të vendit dhe të botës! Hap sytë dhe shiko përreth! A ke forcë të ndalosh këtë mankth që ka zaptuar pjesën më të madhe të planetit? A ke forcë të ndalosh vdekjen e të dashurve të tu?

Mbi të gjitha, a ke forcë të ndalosh vdekjen tënde? Të dy e dimë që jo! Kështuqë përkulu dhe prano! Ti! O njeri i madh dhe i vogël, i bukur dhe i shëmtuar, i bardhë dhe i zi, i pasur dhe i varfër, i ditur dhe i paditur, i fuqishëm dhe i pafuqishëm, je Askush dhe Gjithkush, je Asgjë dhe Gjithçka! Sa vlerë ka sot dija, bukuria apo pasuria? Sot, ti duhet të pranosh pafuqinë tënde dhe të bindesh.

Jeta është shumë e bukur për ta humbur për një kapriço dhe është shumë e trishtë nëse me papërgjegjshmërinë tënde rrezikon jetën tënde apo jetën e njerëzve të tu më të dashur! A mund ta mbash këtë barrë të rëndë me vete? Jam e sigurt që jo! Mos neglizho! Ndiq rregullat! Asgjë nuk zgjat përgjithmonë.

Ju siguroj që pas shiut del dielli dhe nga eksperienca dielli pas shiut ngroh e ndriçon më shumë. Arsyeja duhet të eleminojë optimizmin e tepruar! Të informohesh është detyrë e çdo qënie njerëzore. Të mbrosh veten është detyrë e çdo qenie në tokë! Rregullat janë bërë për t’u thyer! E di! Unë jam një nga ato që thyej rregullat.

Por, s’mund të thyej rregulla që cenojnë jetën e njerëzve që do jepja jetën që ata të ishin mirë, njerëz që do dhuroja ditë nga ditët e mia që ata të ishin në këtë jetë. E si mund t’i rrezikoj? Sot, është dita të kuptojmë rëndësinë e jetës. Të vetmen gjë që kemi mundësi ta përjetojmë vetëm një herë! Shansi i dytë nuk ekziston. E di, çdo ditë vdekja është pjesë e jetës! Çdo ditë që lind dhe perëndon dielli! Ajo është aty! Por, tani, dreqin, sot është mbrapa derës! Dhe unë nuk duhet dhe nuk dua ta hap atë derë. As ju mos e hapni!

Sepse me vdekjen nuk ka trimëri! Sepse me sëmundjet dhe viruset nuk ka trimëri, bukuri, dituri apo pasuri! Unë, sot kam frikë! Nuk kam frikë as nga politika, as nga largësia, as nga vështirësia e jetës. Sot, unë kam frikë për jetën time, jetën e njerëzve të mi, për jetën e çdo shqiptari dhe të çdo qënie njerëzore kudo në botë! Sot ne mund të ndihmojmë njeri-tjetrin! Sot ne mund të bashkohemi për një qëllim! Jetën! Bukowski thotë: Pakujdesia është shërbëtorja e tragjedive”! Pra, le të jemi më të kujdesshëm e më të përgjegjshëm dhe të luftojmë si burrat, jo si minjtë! Mos rreziko jetën tënde dhe timen!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet