“As Ramiz Alia s’i ka dhunuar studentët në universitete”, Rama i quan zaptues me axhendë politike

Kryeministri Edi Rama nuk dënoi dhunën policore në universitete, duke i quajtur edhe njëherë studentët si zaptues me axhendë politike.

“As në kohën e Ramiz Alisë s’është përdorur policia për të dhunuar studentët në universitete”, iu drejtua Ramës-Arjan Çani, drejtuesi i emisionit.

Rama u përgjigj: “Së pari zaptuesit e universitetit student s’është tillit, për studentet sot në Shqipëri mësimi ka filluar normalisht përveç në 3 fakultete ku 3 grushte studentesh me axhendë politike po pengojnë të tjetër të hyjnë në mësim. Kam marrë qindra mesazhe që thonë ‘duam te bëjmë mësim’, po s’na lejojnë”.

“Policia në dijeninë time ka ndërhyrë me kërkese të universitetit”, shtoi Rama.

Çani: Kush e ka kërkuar administratore i qeverisë?

Rama: Ata që e kane kërkuar…

Më tej vijoi: “Këta që kanë bllokuar universitetin ç‘kërkojnë”?

Çani: Kërkojnë rrëzimin e ligjit

Rama: Le të bëjnë një parti politike…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Shqipëri, narko shtet

Revista politike “Spiegel” raporton për sjelljen alarmante të qeverisë  socialiste në Shqipëri, me kryeministër Edi Ramën dhe ministër Lleshajn etj….

Abissnet