Artistët në protestë, futen me forcë brenda ambienteve të Teatrit

Publikuar më 12. 02. 2018 nga Eno Shkëmbi

Artistët e Teatrit Kombëtar kanë hyrë me forcë në godinën e Teatrit Kombëtar, në shenjë proteste për zhvendosjen e tij siç parashikohet në pr/ligjin e kundërshtuar prej tyre.

Ata kanë mundur që me shumë vështirësi të hyjnë deri në hollin e Teatrit Kombëtar, duke kërkuar takim me Kumbaron dhe transparencë për gjithçka.

“I bëjmë thirrje ministres Kumbaro që t’u përgjigjet kërkesave tona, të bëhet çdo gjë transparente pasi e-mailet që supuzohet të jenë dërguar, nuk na kanë ardhur”,- thonë artistët.

Artistët kanë kërkuar që më 14 shkurt, pra të të mërkurën në orën 16:00, presin që Kumbaro të shkojë në ambientet e Teatrit Kombëtar.

Më herët Kumbaro është treguar e gatshme t’i takojë artistët, ndërsa ka sqaruar se Salla aktuale e teatrit do të vazhdojë të jetë funksionale edhe për trupën e teatrit edhe për trupa të tjera. Teatri Kombëtar do vazhdojë të jetë në funksion deri ditën që do të na vijë projekti por trupa e tij do zhvendoset në një mjedis shumë komod dhe në këtë gjë e kemi dakordësuar më herët me artistët”.