×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Arti në zi/ Ndërron jetë mjeshtëri i valles popullore shqiptare Besim Zekthi

Ka ndërruar sot jetë kërcimtari dhe mjeshtëri i valles popullore shqiptare Besim Zekthi.

Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 84-vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë, rreth një orë më parë.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga mbesa e të ndjerit, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Zekthi,  solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, shkëlqeu veçanërisht në vallet e njohura “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria” dhe ishte ndër protagonistët kryesor që i dha Gjerdanin e Artë vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970.

Vallet e lartpërmendura jo vetëm lartësuan emrin e Besim Zekthit, por po ashtu lartësuanë identitetin kulturor të Shqipërisë, që ishte një xhevahir në skenat e folkut.

Në interpretimet e tij të pashoqe, si në vallen “Kreshnikët e lirisë” apo të tjera simotra, Zekthi solli karakterin e folklorit shqiptar të Veriut, Jugut dhe Shqipërisë së Mesme.

Njoftimi 

Me hidhërim të thellë më duhet t’ju njoftoj për ndarjen nga jeta të artistit Besim Zekthi, gjyshit tim.

Ai do të jetë gjithnjë në zemrën e gruas së tij që i shërbeu deri çastin e fundit, të tre vajzave të tij, nipërve e mbesave dhe stërnipit të tij që të gjithë e shikonin me dashuri e adhurim. Fjalët janë të tepërta për një artist si Besimi, që gjithë jetën, mundin e djersën ja kushtoi këtij vendi dhe punoi që me artin e tij ta ngrinte Shqipërinë në sytë e një bote të tërë. Fatkeqësisht, edhe vitet e fundit të jetës i kaloi duke kërkuar mirënjohjen e vlerësimet që meritonte por Shqipëria e la në harresë e asnjëherë nuk ia dha. Por shpirtin e kishte të mbushur nga njerëzit e tij të afërt dhe aty ai do të vazhdojë të jetojë, gjithmonë i dashur dhe i butë edhe pse me pamje kolosi të pamposhtur, gjyshi im, artisti i merituar dhe nderi i kombit, por mbi të gjitha krenaria jonë, Besim Zekthi. Do të na mungosh shumë, u prehsh në paqe!

Për varrimin dhe vizitat do t’ju njoftojmë!

Rexhep Çeliku dhe Besim Zekthi në ditëlindjen e këtij të fundit, 2017

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Mëngjes i trishtë/ Ndahet nga jeta piktori Mustafa Arapi, prej ditësh luftonte me COVID-19

Mëngjes i trishtë/ Ndahet nga jeta piktori Mustafa Arapi, prej ditësh luftonte me COVID-19

Publikuar më 21.01.2021
Piktori i njohur Mustafa Arapi ka ndërruar jetë në moshën 70...

Piktori i njohur Mustafa Arapi ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare si pasojë e COVID-19. Mësohet se ka ndërruar jetë në spitalin Shefqet Ndroqi, ku ndodhej i shtruar prej ditësh. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur vajza e tij Dorina e Arapi, përmes një postimi në Facebook. “Sot në […]

Lexo më shumë

Koncerti i fundvitit, sopranoja shqiptare Nina Muho shkëlqen në skenën e Teatrit “Verdi”

Koncerti i fundvitit, sopranoja shqiptare Nina Muho shkëlqen në skenën e Teatrit “Verdi”

Publikuar më 05.01.2021
Një ftesë artistike në kohë pandemie për solisten e re  të T...

Një ftesë artistike në kohë pandemie për solisten e re  të TKOB-së, sopranon Nina Muho, solli një  pikë arritjeje jo vetëm për artisten, por një vlerë që ju shtua edhe Teatrit tonë të Operas dhe Baletit. Ditën e enjte, më 31.12.2020 sopranoja nga Shqipëria interpretoi në skenën  skenën e Teatrit Lirik “Verdi” në qytetin e […]

Lexo më shumë

Interpretoi me qindra role, ndahet nga jeta aktori i njohur i skenës shqiptare

Interpretoi me qindra role, ndahet nga jeta aktori i njohur i skenës shqiptare

Publikuar më 04.01.2021
Aktori i njohur i skenës Xhemil Tagani ka ndërruar jetë në m...

Aktori i njohur i skenës Xhemil Tagani ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Xhemil Tagani u lind në Tiranë, më 6 shkurt 1945, ndërsa studio në Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës. Me 1968 filloi punë si aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) derisa doli në pension. Luajti mjaft role të dyta […]

Lexo më shumë

Video e rrallë e Lasgush Poradecit, tregon si fitoi bursën për të studiuar në Berlin

Video e rrallë e Lasgush Poradecit, tregon si fitoi bursën për të studiuar në Berlin

Publikuar më 28.12.2020
Arkivi qendror shtetëror i filmit ka publikuar një video të ...

Arkivi qendror shtetëror i filmit ka publikuar një video të rrallë të Lasgush Poradecit, i cili tregon se si ka arritur të fitoi brusën për të bërë studime në albanologji. Poradeci mes emocioneve thotë sa babai i tij e donte shumë kulturën dhe se poezinë nisi ta shkruante kur i ati e dërgoi për të […]

Lexo më shumë

Ditë e trishtë për artin/ COVID-19 i merr jetën ikonës së komedisë franceze

Ditë e trishtë për artin/ COVID-19 i merr jetën ikonës së komedisë franceze

Publikuar më 23.12.2020
Me dhjetëra role, me doza të holla humori do të luheshin nga...

Me dhjetëra role, me doza të holla humori do të luheshin nga ikona e komedisë franceze, Claude Brasseur. Ai, ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare shkruan ‘Le Monde’, si pasojë e COVID-19. Kanë qenë persona të afërt të aktorit që kanë konfirmuar këtë lajm të trishtë, ku më tej thuhet se artisti do të prehet në […]

Lexo më shumë

Arti në zi/ I prekur me COVID-19 ndahet nga jeta regjisori i njohur

Arti në zi/ I prekur me COVID-19 ndahet nga jeta regjisori i njohur

Publikuar më 20.12.2020
Është ndarë nga jeta si pasojë e COVID-19, regjisori i njohu...

Është ndarë nga jeta si pasojë e COVID-19, regjisori i njohur, Kadri Metohu. Ai u nda nga jeta në moshën 90-vjeçare. Lajmin e ka bërë me dije në rrjetet sociale gazetari Dhimitër Gjoka. Ai shkruan se Metohu la pas një vepër të madhe për artin shqiptar për të cilat gjatë jetës së tij është nderuar […]

Lexo më shumë

“Artiste e Popullit”, legjenda e kinematografisë Tinka Kurti feston sot 88-vjetorin e lindjes

“Artiste e Popullit”, legjenda e kinematografisë Tinka Kurti feston sot 88-vjetorin e lindjes

Publikuar më 17.12.2020
Artisja e madhe, Tinka Kurti feston sot 88-vjetorin e lindje...

Artisja e madhe, Tinka Kurti feston sot 88-vjetorin e lindjes. Kurti ka lindur në 17 dhjetor të 1932 në Sarajevë të Bosnjës, nga një baba shqiptar me origjinë nga Dukagjini i Shkodrës dhe nga një nënë hungareze. Aktorja e madhe, ka interpretuar 120 role, ku më të spikaturit kanë qenë  rolet e forta dramatike të […]

Lexo më shumë

Prej ditësh në gjendje të rëndë, humb betejën me COVID-19 piktori Besim Tula

Prej ditësh në gjendje të rëndë, humb betejën me COVID-19 piktori Besim Tula

Publikuar më 04.12.2020
Një tjetër humbje e madhe si pasojë e COVID-19 në vendin ton...

Një tjetër humbje e madhe si pasojë e COVID-19 në vendin tonë. Piktori i njohur, Besim Tula pas 20 ditësh i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, nuk ka arritur të fitoi betejën me virusin. Piktori humbi jetën në moshën 71-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë. Për këtë humbje të madhe ka reaguar edhe […]

Lexo më shumë