Artan Hoxha denoncon kontrollet çnjerëzore: Don Duka dhe bimbash Çako…

Publikuar më 09. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

Përmes një postimi në “Facebook” gazetari i “News 24”, Artan Hoxha, bën një analizë kritike për atë çka e konsideroi si sjellje çnjerëzore të policisë ndaj tifozëve.

Hoxha ironizon direkt me drejtorinë e policisë, Haki Çako, si dhe presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

Ja komenti i plotë

Rrethimi i fundit i Shkodres

Shkodra, njeri nga qytetet me te vjetra te Shqiperise dhe njerezimit. Me fillese si vendbanim me shume se 2000 vite para Krishtit, u ka rezistuar per 4000 mije vite rrethimeve dhe pushtuesve me te eger qe ka njohur bota.

Por….. sapo eshte dorezuar pa kushte para rrethimit dhe pushtimit te fundit te Sulltan Don Dukes se Pare i mbeshtetur nga taborret e FSHF-se dhe nga trupat speciale te bimbashit Haki Cako nen komanden e yzbashit vendor te qytetit. Po po, Shkodra e famshme nga humbetira e shekujve kapitulloi pa kushte. Koshadhet e bimbashit Cako sipas nje plani te perbashket me taborret e FSHF-se, kane marre vendim tu zbathim deri dhe breket cdo shkodrani apo shqiptari, i ardhur nga brenda apo jashte vendit qe do te tentoje te futet ne stadiumin “Loro Borici”. S’ka, rrup sup!!! Ku jemi ketu!!!! Kemi shtet dhe FSHF jo shaka.

Sulltani e njoftoi miletin qysh dje. Je me makine, parko te Harku Berdices, ne zall te Kirit ose ne Shtoj te vjeter. Futja me kembe vella, zahmet e ke nese do te jesh kete mbremje ne stadium. Dy tre ore njeriu i ben per qejf. Ece qe ece me kembe, duhet te hysh ne stadium 4 ore para fillimit te ndeshjes.

Hyrja nis me 17.00, ndeshja fillon ne 20.45. Me gjithe respektin si impianti me i mire sportiv ne vend, “Loro Borici”, nuk eshte “Santiago Bernabeu” dhe as “Uembli” ku ti ke kushte te kalosh kater ore ne ambjentet e sherbimit social per te kaluar kohen, te besh shoping apo te argetohesh.

Kater ore ne Loro Borici kam pershtypjen qe nuk rrijne as punetoret e fushes qe paguhen per te qendruar aty. Tifozeve, ata per te cilet luhet ndeshja, qe kane shpenzuar sa qimet e kokes per nje bilete, qe kane hequr te zite e ullirit per te ardhur ne Shkoder, per te gjetur nje parking qe nuk gjendet kund se nuk te le policia, qe kane harxhuar pa fund shpenzime udhetimi, kane dhe nje skaner te fundit.

Ate me te pameshirshmin. Ata nuk duhet te mbajne me vete monedha metalike. Pune e madhe, shyqyr qe leku shqiptar nuk ka shume vlere, se edhe po te kete mbetur ndonje kacidhe ne xhep, e hedh tej. Nuk duhet te mbajne celsa. Po ku ti cojne o pashallare, qe per vete hyni ne stadium edhe me superbenz-at tuaj luksoz. Jane celsat e shtepise, e makines, e zyres,… ku ti cojne te shkretet tifoze.

Sulltani dhe Bimbashi kane nxjerre tellallin te thote se masat shternguese jane kaq te forta sepse duhen shmangur sulmet terroriste. Po ku keni pare ju te kete masa te tilla ne mes te Europes, aq me teper kur luan Italia. Me Serbine dhe Izraelin na e hodhet, por kete radhe boll me, boll ne keni zot.