Arta Marku: Vlora qyteti me kriminalitetin më të lartë

Kryeprokurorja Arta Marku ka paraqitur ditën e sotme para Komisionit të Sigurisë dhe Ligjeve, ku paraqiti raportin e punës së prokurorive përgjatë vitit 2018.

Gjatë raportimit të saj para komisionit, Marku tha se gjatë këtij viti janë trajtuar 57 mijë raste kallëzuese dhe se ka një ulje të kallëzimeve penale.

Kryeprokurorja shprehu shqetësim edhe për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit.

“Problem mbetet mungesa e referimeve nga Policia. Referimet dhe kallëzimet kanë qenë në masë më të ulët, por nuk do të thotë që Prokuroria ka pasur performancë më të dobët. Këtë shqetësim ia kemi referuar edhe drejtuesve të Policisë së Shtetit”, tha Marku.

Ajo tha se Dibra ishte qarku me më pak kriminalitet, ndërsa Vlora kishte shifrat më të larta.

“2018 ka qene një vit jo i zakonshëm për shkak të procesit të Vettingut. Janë bërë shumë shkarkime prokurorësh, prandaj kanë qenë pak apatikë sepse ky proces i ka bërë të pasigurt. Përqindja më e ulët e kriminalitetit vihet re në Dibër dhe më e larta në Vlorë. Ka një rritje të ndjeshme të çështjeve që janë dërguar në gjykatë”, tha Kryeprokurorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet