Arta Marku paditet nga prokurorja

Çështja “Shullazi” shkaktoi shumë debate dhe polemika, ku sërish Arta Marku është vënë në qendër të vëmendjes. Sipas burimeve, këtë herë kryeprokurorja e përkohshme është paditur nga prokurorja e Krimeve të Rënda, Sonila Muhametaj për shkak të transferimit të saj në Prokurorinë e Pukës.

Bëhet e ditur se Muhametaj ka depozituar padinë e saj në Gjykatën Administrative, ku kërkon shfuqizimin e urdhrit të dhënë nga Marku, për transferimin e saj në Pukë. Në padinë e saj Muhametaj pretendon se është shkelur ligji për statusin e prokurorëve, ndërsa shton se Marku ka tejkaluar kompetencat.

Kujtojmë se përveç Muhametajt, Marku transferoi edhe dy prokurorë të tjerë, Olsian Çelën nga Prokuroria për Krime te Rënda, në Prokurorinë e Beratit dhe Besim Hajdarmatajn në Pogradec.

Lëvizjet në fjalë erdhën pas urdhrit të kryeprokurores së përkohshme për hetimin disiplinor të 10 prokurorëve që refuzuan gjykimin e çështjes ‘Shullazi’.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet