Arsyet pse nuk arrini të bini në peshë

Më shumë se 500 milionë njerëz në të gjithë botën janë obezë. Kilet e tepërta vijnë si rezultat i shumë faktorëve dhe jo vetëm ushqimit të shpejtë, siç mund të mendojnë shumë njerëz.

Shmangni vaktet me familjen

Studimet kanë treguar se vaktet e konsumuara me familjen parandalojnë mbipeshën. Arsyeja është se këto vakte krijojnë mundësinë për forcimin e lidhjeve emocionale dhe nxitjen e zakoneve të shëndetshme të të ngrënit.

Viti i lindjes

Studimet kanë gjetur se rreziku për obezitet lidhet me vitin e lindjes. Të gjithë njerëzit e lindur pas vitit 1942 kanë një mutacion të gjenit FTO, i cili e shton rrezikun për mbipeshë.

Muzikë klasike në restorante

Një studim ka arritur në përfundimin se në lokalet dhe restorantet ku luhet muzikë klasike në sfond, konsumohet më shumë kafe dhe ushqim.

Puna gjatë natës

Njerëzit janë programuar që të flenë dhe të hanë në varësi të dritës natyrore. Por puna natën e prish këtë cikël, duke bërë që të ulet numri i kalorive të shpenzuara.

Gjumi i reduktuar

Është provuar shkencërisht se mungesa e gjumit të shëndosh. Kjo sepse gjumi luan një rol të rëndësishëm në energjinë e metabolizmit. Pra, kur nuk flemë mjaftueshëm, ne hamë më shumë sepse kjo na duket si një mekanizëm që na ndihmon të rrimë zgjuar.

Ndotja mjedisore

Ekspozimi ndaj ndotësve të mjedisit është provuar se rrit mundësinë e obezitetit. Kjo sepse disa lëndë kontaminuese mund të depozitohen në indin dhjamor. Ato hyjnë në organizëm nëpërmjet ushqimeve të pasura me yndyrë si mishi dhe disa lloje peshku.

Koha e gjatë para televizorit

Nëse kalon më shumë se 2 orë para televizorit, e rrit me 23 për qind rrezikun për t’u bërë obez. Rreziku shtohet akoma më tepër nëse flini me televizor ndezur. Arsyeja është drita artificiale, e cila ul nivelet e melatoninës, një hormon që mbron nga çrregullimet metabolike që shkaktojnë obezitetin dhe diabetin.

Stresi dhe ankthi

Femrat që vuajnë nga stresi posttraumatik shtojnë në peshë shumë shpejt dhe mund të shkojnë drejt obezitetit. Por ka një lajm të mirë, kur ky çrregullim përmirësohet, edhe rreziku i obezitetit zvogëlohet.

Ushqimet me pak yndyrë

Një studim ka arritur në përfundimin se nëse konsumojmë produkte me shumë yndyrna si bulmeti, rreziku për obezitet është më i vogël, sepse ato shkaktojnë ndjesinë e ngopjes. Ndërsa produktet që reklamohen si të lehta dhe me pak yndyrna kanë më shumë kalori sesa mund të thuhet.

Të tjera

Abissnet