Arsyet pse duhet të hani mëngjes çdo ditë

Publikuar më 20. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Të hash një mëngjes të shëndetshëm është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur ditën. Nga Shkolla Mjekësore e Harvardit shpjegohen shumë arsye pse ngrënia e mëngjesit i bën mirë trupit tuaj.
Ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mban nën kontroll kolesterolin, e bën trupin tuaj të përgjigjet më mirë ndaj insulinës dhe përmirëson performancën tuaj në çështje të lidhura me kujtesën. Ngrënia e mëngjesit ul mundësinë e ngrënies mes vakteve dhe mbingrënien gjatë vakteve, rrit marrjen e ushqyesve të duhur, si dhe ju ndihmon të mbani peshën nën kontroll.