Arsenal municionesh në kufirin Shqipëri-Greqi, dyshime se u përkasin grupeve të drogës

Publikuar më 19. 05. 2017 nga Eno Shkëmbi

Dy thasë të mbushur me fishekë janë zbuluar nga policia greke në afërsi të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Burimet zyrtare të policisë helene bëjnë me dije se bëhet fjalë për 1.028 fishekë të kalibrit 7,62 mm, që përdoren për automatikët kallashnikovë u gjetën nga roja kufitare e Konicës.

Sipas policisë greke të dy thasët ishin fshehur në një godinë të vjetër buzë lumit Sarantaporo.

Kryetari i komunës së Konicës Andreas Papaspyrou, tha se policia greke duhet të shtojë masat e sigurisë në rajon pasi sipas tij, aktivitetet e paligjshme po përsëriten gjithnjë e më shpesh. Kohët e fundit kjo zonë buzë kufirit shqiptar ka pasur kohët e fundit një aktivitet të shtuar të trafikut të marijuanës.

Ndërkaq, ka dyshime se municionet e gjetura u përkasin grupeve që organizojnë transportimin e drogës.