Arritje e madhe për Kosovën, xhudisti Gjakova fiton medalje të artë në Paris

Xhudisti nga Kosova Akil Gjakova arriti të “rrëmbente” medaljen e artë në Grand Slam-in e Parisit, medalja më e rëndësishme në sportin e xhudos.

Në finale ai triumfoi përballë kampionit olimpik, xhudistin nga Gjeorgjia, Lasha Shavdatuashvili, me “wazaari”.

Gjakova arriti kësisoj një sukses të madh personal dhe për Kosovën, duke marrë medaljen e artë për kategorinë deri në 73 kilogramë.

Kjo medalje e artë e Akilit vjen si dhurata më e bukur që mund t’i bëhej Kosovës në 10-vjetorin e Pavarësisë.

Kjo është medalja e tij e dytë për 2018-n, pasi muajin e kaluar ai mori medaljen e argjendtë në turneun Grand Prix në Tunizi.

Ndërkohë medalje të bronztë mori edhe xhudistja Distria Krasniqi.

Të tjera

Abissnet