Arrihet marrëveshja, zbulohet ekipi ku do të luajë Hysaj

Elseid Hysaj është një hap drejt spanjollëve të Atletikos së Madridit, raporton gazeta italiane “La Repubblica”.

Sipas medias në fjalë palët kanë arritur një marrëveshje, dhe në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi i mbrojtësit shqiptar te “Los Colchoneros”.

25-vjeçari shkodran largohet nga Napoli pas plot 5 sezonesh, ku u rrit shumë si lojtar. Ai u afrua në kampin napolitan nga Sarri, që e kishte stërvitur më herët te Empoli dhe besonte te aftësitë e lojtarit.

Por Hysaj nuk fitoi “zemrën” e Ançelotit, që nuk e preferonte shpesh mbrojtësin e majtë si titullar, pasi parapëlqente një mbrojte me tipare më ofensive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet