Aksidentoi 6-vjeçarin, pranga 19-vjeçarit në Elbasan

Publikuar më 07. 12. 2017 nga Dionis Xhafa

Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e djeshme një të ri pasi ka aksidentuar një djalë 6 vjeç. Sipas policisë, në pranga ka rënë Klint Lulja 19 vjeç banues në Elbasan. Arrestimi i tij është bërë  pasi, në rrugën “25 Nëntori”, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, ka aksidentuar këmbësorin N.T., 6 vjeç banues në Elbasan, i cili ndodhet në spitalin e Tiranës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

/D.Xh/