×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Arrestohet vlonjati i shumëkërkuar, i dënuar në Itali për prostitucion

Nga Bleona Metushi

Policia e Tiranës ka arrestuar dje dy shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Sipas njoftimit zyrtarë të policisë së kryeqytetit, Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasve, Lefter Lamaj, 49 vjeç, banues në qytetin e Vlorës. Ai  është shpallur në  kërkim ndërkombëtar pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

E ndërsa personi tjetër është shtetasi italian, Ciro Dentice, 50 vjeç, banues në Tiranë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Trieste të  Italisë, e kanë dënuar me 5 vjet e 2 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi Drogat, Kokainë”, “Pastrim Parash”, “Falsifikim’’, “Armëmbajtje pa leje”, ku i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg. Sipas njoftimit të policisë materialet në lidhje me rastin i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Por, emri i 49-vjeçarit nga Vlora, i arrestuar nga Policia e kryeqytetit  duket se nuk është i panjohur për autoritetet, dhe për mediat italiane, që e konsiderojnë atë si shefin e rrjetit të prostitucionit në Piacenza të Italisë në vitet 2000 kur ky vend konsiderohej si një ndër sheshet kryesore të Italisë veriore ku ushtrohej prostitucioni rrugor. “Lefter Lamaj, është shefi i padiskutueshëm i grupit të prostitucionit në Piacenza midis viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000.” Shkruajnë mediat italiane.

Gjatë këtyre viteve është shënuar edhe një “luftë” e fortë midis bandave në këtë vend, të cilat kanë kryer shumë krime të rënda gjatë kohës që kontrollonin aktivitetin kriminal të prostitucionit në Piacenza, një ndër krimet që kujtojnë mediat italiane, dhe që ka lënë gjurmë në memorie, është vrasja e amerikano jugores, Betty Ponce Ramirez, njëzetvjeçares që sipas mediave italiane kishte lidhje me të arrestuarin e ditës së sotme, Lefter Lamaj.

Një vit më parë, më konkretisht  në 13 maj të 2016-ës, po nga autoritetet shqiptare është bërë arrestimi i kushëririt  të Lefter Lamajt, të quajtur Grigor Lamaj, por i njohur ndryshe edhe si Genci Lamaj. “Genci së bashku me kushëririn e tij dhe disa bashkatdhetarë të tjerë nga Shqipëria, gjatë viteve 1990-2000, drejtonin rrjetin e prostitucionit që pushtoi vendin tonë”,  shkruanin mediat italiane pas arrestimit të tij një vit më parë.

Arrestimi i kushëririt të Lamajt

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, të një viti më parë, ishte arrestuar Grigor (Genci) Lamaj, 45 vjeç, banues në Tiranë.  “Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme arrestuan me qëllim ekstradimin e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Krijim i organizatës kriminale në bashkëpunim si dhe ndihmë dhe favorizim prostitucioni” arrestuan Grigor (Genci) Lamaj, 45 vjeç, banues në Tiranë”.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Milanos, në Itali e ka dënuar me 8 vite dhe 1 muaj burg.” Grigor Lamaj ishte dënuar së bashku me tetë njerëz të tjerë, përfshirë këtu edhe shtetasin Lefter Lamaj pas një operacioni të madh në vitin 2001 nga autoritetet në  Piacenza, por ai ishte i arratisur deri më 13 maj të vitit të kaluar, kur  u arrestua nga policia shqiptare në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Krijim i organizatës kriminale në bashkëpunim si dhe ndihmë dhe favorizim prostitucioni”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Arrestohet personi i dytë i përfshirë në vrasjen e Pashko Ujkës

Arrestohet personi i dytë i përfshirë në vrasjen e Pashko Ujkës

Publikuar më 02.12.2021
Pas 20-vjeçarit K.H policia njofton se ka arrestuar edhe M.K...

Pas 20-vjeçarit K.H policia njofton se ka arrestuar edhe M.K 53 vjeç, si person që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka. BW shkruan se K. është arrestuar në Morinë, teksa po tentonte të largohej nga vendi. Kujtojmë se vrasja e ish-deputetit ndodhi të hënën, shumë pranë banesës së tij. […]

Lexo më shumë

U qëllua në poligon, ndërron jetë 24-vjeçari shqiptar

U qëllua në poligon, ndërron jetë 24-vjeçari shqiptar

Publikuar më 01.12.2021
Ndërron jetë 24-vjeçari që u qëllua me armë zjarri në një po...

Ndërron jetë 24-vjeçari që u qëllua me armë zjarri në një poligon në qytetin Obiliq të Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45. Hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

Lexo më shumë

Faktet e ‘frikshme’/ Shqiptari i vrarë në karburantin grek ishte klient i qarkut të helenizimeve të paligjshme

Faktet e ‘frikshme’/ Shqiptari i vrarë në karburantin grek ishte klient i qarkut të helenizimeve të paligjshme

Publikuar më 01.12.2021
Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i b...

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit shqiptar M.Dh nga Delvina disa javë më parë në vendin fqinj. Protothema.gr publikon fakte të reja tronditëse për veprimin e organizatës kriminale që mori pjesë me uniformë dhe kryente veprime të paligjshme. Konkretisht, një nga të huajt e greqizuar në mënyrë të paligjshme dhe […]

Lexo më shumë

Rrëzohet aksidentalisht në banesë, ndërron jetë 61-vjeçari në Vlorë

Rrëzohet aksidentalisht në banesë, ndërron jetë 61-vjeçari në Vlorë

Publikuar më 01.12.2021
Një 61 vjeçar në Vlorë ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar n...

Një 61 vjeçar në Vlorë ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar në shtëpi. Sipas policisë ngjarja raportohet të jetë aksidentale. “Më datë 01.12.2021, rreth orës 17:00 , shtetasi Th. P., 61 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën“, njofton policia. Ende nuk dihen rrethanat se […]

Lexo më shumë

Tenton të vetëvritet me armë 23-vjeçari në Korçë, ja çfarë thotë policia

Tenton të vetëvritet me armë 23-vjeçari në Korçë, ja çfarë thotë policia

Publikuar më 28.11.2021
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë. Rreth orës 14:20...

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë. Rreth orës 14:20 të kësaj të diele, në ambientet e spitalit është paraqitur 23-vjeçari E. M., i cili ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri. Grupi hetimor ndërkohë po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Korçë/Informacion paraprak Më datë 28.11.2021, rreth orës […]

Lexo më shumë

Vrau dhe groposi në oborrin e banesës një fëmijë/ Ky është autori 38-vjeçar i krimit makabër në Fier, detaje të reja mbi ngjarjen tronditëse

Vrau dhe groposi në oborrin e banesës një fëmijë/ Ky është autori 38-vjeçar i krimit makabër në Fier, detaje të reja mbi ngjarjen tronditëse

Publikuar më 16.11.2021
Personi në foto është 38-vjeçari Klodian Çalamani, autori i ...

Personi në foto është 38-vjeçari Klodian Çalamani, autori i krimit makabër në fshatin Grecalli të Fierit, i cili rrëmbeu dhe groposi një 8-vjeçar.  Mësohet se Klodian Çalamani e ka marrë të miturin në banesë dhe më pas e ka goditur në kokë me lopatë. Fill pas kësaj ai e ka grobosur në baltë, në oborrin e banesës […]

Lexo më shumë

Pamje nga krimi horror në Fier/ Rrëmbehet dhe vritet fëmija 8 vjeç (VIDEO)

Pamje nga krimi horror në Fier/ Rrëmbehet dhe vritet fëmija 8 vjeç (VIDEO)

Publikuar më 16.11.2021
Tronditëse në Fier. Një fëmijë 8-vjeçar është rrëmbyer dhe m...

Tronditëse në Fier. Një fëmijë 8-vjeçar është rrëmbyer dhe më pas është gjetur i groposur dhe i pajetë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Grecalli në fier paraditen e sotme. Mësohet se ka qenë fqinji i fëmijës, shtetasi me inicialet Klodian Çalamani., 38 vjeç, që ka marrë të miturin dhe më pas e ka mbyllur […]

Lexo më shumë

“E vrava dhe e groposa në oborr”, zbardhet dëshmia e monstrës në Fier, mori peng dhe vrau fqinjin 8-vjeçar

“E vrava dhe e groposa në oborr”, zbardhet dëshmia e monstrës në Fier, mori peng dhe vrau fqinjin 8-vjeçar

Publikuar më 16.11.2021
Ashtu si për çdo ditë, 8-vjeçari ishte nisur në shkollë, por...

Ashtu si për çdo ditë, 8-vjeçari ishte nisur në shkollë, por nuk e dinte se kjo do të ishte hera e tij e fundit. Nga të dhënat që mëson “BalkanWeb” mësohet se i mituri, që ishte në klasën e dytë, nuk kishte shkuar në shkollë, ndërsa ishte parë në lagje teksa shëtiste me biçikletë. Ngjarja […]

Lexo më shumë