Arrestohet trafikanti shqiptar i kokainës në Itali, taktika e tij e veçantë, “takimi” në shkurre me klientët

Publikuar më 15. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Policia italiane ka arrestuar një26-vjecar shqiptar i akuzuar për shpërndarje kokaine. Sipas mediave italiane  ai e shpërndante kokainën nëpër kavanoza qelqi të mbështjella me natriban ngjyrë kafe.

Me pas, fshihej në shkurre duke shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me klientët e zonave përreth qytetit. Por duket se stili qe perdorte u zbulua shpejt, pasi ka mjaftuar një patrullim i karabinierëve qe vunë re lëvizjet e dyshimta te shqiptareit, me merin Arbri Tota.

Ai u kap ne flagrance, se bashku me vazot me kokaine. Policia bën me dije se shqiptari Arbri Tota, nuk kishte precedente te mëparshëm penale. Nga hetimet, behet me dije se policia u njoftua nga banore te zones, te cilet shihnin një person që bënte lëvizje te dyshimta ne varrezat e Codemondo.

Ai u pa te zbriste nga makina pranë varrezave dhe la vazon ne një mur aty ngjitur, duke u larguar me pas me shpejtesi. Policia e ndoqi dhe pa se ai bëntë të njëjtin veprim, duke lënë një tjetër kavanoz prane nje shkurreje tjetër.

Policia e ndaloi për kontroll dhe e kapi mat, ndërkohë qe ne banese iu gjeten 112 doza kokainë, peshore, telefona celularë dhe 1 300 euro para të gatshme, si dhe ato kavanoza të madhësive të ndryshme të përdorura për futjen e drogës si dhe kavanoza më të vegjël të homogjenizuar.