“Arrestohet për trafik droge banda e Taulant Ballës”, statusi i ish kryeministrit

Ish kryeministri i vendit Sali Berisha ka bërë një denoncim, ku ka përmendur kreun e Grupit Parlamentar të PS Taulant Ballën. Sipas Berishën, qytetari dixhital ka njoftuar se u arrestua në Maqedoni një bandë e trafikut të drogës, e se anëtarët e saj janë pranë Ballës.

Statusi i Berishës:

Arrestohet për trafik droge banda e Ballës në Maqedoni!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

“Doktor ju përshëndes!

Para një javë në Maqedoni janë arrestuar 4 shtetas nga Librazhdi për trafik droge (hashash) në Maqedoni.

Janë miq të ngushtë të Taulant Ballës.

Madje Artur Balla që e thërrasin Tukja është kryesori dhe ka qenë pjesë e shtabit elektoral të Taulantit në fushatat e fundit.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet