×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Arrestohet një tjetër person për vrasjen e Hekuran Billës (EMRI)

Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka arrestuar edhe një tjetër person në lidhje me vrasjen e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në Komunën e Parisit në Tiranë.

Bëhet me dije se 33 vjeçari Gjekson Pusi u arrestua në qytetin e Shkodrës pas hetimeve të bëra.

Gjekson Pusi dyshohet se ka drejtuar makinën me të cilën u krye atentati ndaj Billës ku Viktor Marku qëlloi ndaj tij me armë me silenciator mbrëmjen e 11 qershorit në Komunën e Parisit.

Gjekson Pusi është 33 vjeçari që u arrestua nga policia si personi i katërt që kishte lidhje me vrasjen e Hekuran Billës.

Sipas burimeve zyrtare, si rezultat i veprimeve intensive hetimore që po kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë shtetasi Hekuran Billa, është arrestuar edhe Gjekson Pusi.

Policia ka arrestuar Pusin edhe si të dyshuar  për atentatin e para disa ditëve në Shkodër, ku qëlloi Fatjon Harushën, kushëririn e deputetit socialist Luan Harushës.

Pusi kishte edhe precedentë të mëparshëm që datonin që nga viti 2010.

Në prill të vitit 2010, kur ishte vetëm 23 vjeç, Gjekson Pusi u arrestua bashkë me disa persona të tjerë. Ndalimi i tij erdhi pas përfshirjes në një përplasje me armë, në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër.

David Lazri, 27 vjeç, sipas hetimeve të Policisë në atë kohë, ka tentuar të qëllojë me armë zjarri mbi Pusin. Ndërsa vetë Gjekson Pusi u vu në pranga pasi nuk kallëzoi ngjarjen dhe gjatë ndalimit u kap me armë zjarri.

Njoftimi i Policisë:

“Falë bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe DVP Tiranë është vënë në pranga drejtuesi i mjetit që transportonte shtetasin V. M., i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së shtetasit H. B.

Vihet në pranga shtetasi GJ. Pusi, 33 vjeç, i cili u kap dhe u arrestua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në fshatin Vukatanë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.

Shtetasi Gj. Pusi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi“, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu, gjatë paradites së sotme, falë veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë ka rezultuar se ky shtetas është i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit H. B.”, ka thënë në njoftimin e saj Policia.

33 vjecari Gjekson Pushi

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Hodhi pako me eksploziv në banesën e 17-vjeçares, identifikohet autori në Nikël (DETAJE)

Hodhi pako me eksploziv në banesën e 17-vjeçares, identifikohet autori në Nikël (DETAJE)

Publikuar më 13.07.2020
Policia e Fushë-Krujës ka arritur që të identifikojë në kohë...

Policia e Fushë-Krujës ka arritur që të identifikojë në kohë rekord personin që vendosi eksploziv në banesën e 17-vjeçares  në Nikël. I riu me inicialet A.B. është shpallur në kërkim nga Policia e Niklës pasi dje në mbrëmje ka hedhur një pako me lëndë plasëse në shtëpinë e një 17-vjeçareje. Sipas njoftimin zyrtar të policisë, […]

Lexo më shumë

Tronditëse/ I vendoset tritol banesës së 17-vjeçares në Nikël, denoncoi më parë 6 persona për abuzim seksual

Tronditëse/ I vendoset tritol banesës së 17-vjeçares në Nikël, denoncoi më parë 6 persona për abuzim seksual

Publikuar më 13.07.2020
Familja e një 17-vjeçareje nga Fushë-Kruja, e cila denoncoi ...

Familja e një 17-vjeçareje nga Fushë-Kruja, e cila denoncoi 6 persona për abuzim seksual dhe trafik lëndësh narkotike, është kërcënuar me një sasi tritoli në shtëpi. Mbrëmjen e së dielës, nëna e vajzës ka gjetur para shtëpisë një pako me tritol. Ajo ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila çaktivizoi tritolin. Pak ditë më parë, policia […]

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në autostradën Shkodër-Lezhë, një i vdekur

Aksident i rëndë në autostradën Shkodër-Lezhë, një i vdekur

Publikuar më 13.07.2020
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në ...

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Shkodër-Lezhë, ku një person ka humbur jetën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:00 të mëngjesit të sotëm, në afërsi të fshatit Mabe. Paraprakisht bëhet me dije se një automjet ka përplasur një person që udhëtonte biçikletë dhe fatkeqësisht ky i fundit ka […]

Lexo më shumë

Përleshje e dhunshme në një burg të Italisë, plas sherri mes shqiptarëve dhe tunizianëve

Përleshje e dhunshme në një burg të Italisë, plas sherri mes shqiptarëve dhe tunizianëve

Publikuar më 12.07.2020
Një grup të burgosurish shqiptarë janë përleshur me disa të ...

Një grup të burgosurish shqiptarë janë përleshur me disa të huajnë në burgun e Santa Maria Maggiore në Itali. Mediat fqinje shkruajnë se momentet e dhunshme janë regjistruar në katin e dytë të burgut, ku disa shqiptarë kanë rrahur disa tunizianë. Menjëherë për ndalimin e konfliktit ka ndërhyrë stafi i burgut, por mesa duket nuk ka […]

Lexo më shumë

Gjendet trupi i dekompozuar i një 74-vjeçari në Berat

Gjendet trupi i dekompozuar i një 74-vjeçari në Berat

Publikuar më 12.07.2020
Gjendet trupi i pajetë i një 74 vjecari në lagjen Clirim të ...

Gjendet trupi i pajetë i një 74 vjecari në lagjen Clirim të Beratit. Trupi pa shenja jete ndodhej në katin e dytë të një pallati, që dikur ka qenë Konvikti i Vajzave. Pas viteve 90’të, aty janë strehuar familjet e pastreha dhe të vetmuarit.  Zjarfikësit hynë në shkallë nga dritarja e katit të dytë. Identiteti […]

Lexo më shumë

Makina del nga rruga dhe përplaset me një mjet tjetër, plagosen disa persona në Elbasan. Detajet e para

Makina del nga rruga dhe përplaset me një mjet tjetër, plagosen disa persona në Elbasan. Detajet e para

Publikuar më 12.07.2020
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në Elbasan...

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në Elbasan. Si pasojë e daljes nga rruga të një makine dhe përplasjes së saj me një mjet tjetër kanë mbetur të plagosur disa persona. Dyshohet se shkak për devijimin e makinës është bërë shpejtësia tej normave të lejuara të shoferit. Njëra nga makinat është kthyer përmbys […]

Lexo më shumë

Kishte probleme mendore, gruaja sulmon me thikë infermieren

Kishte probleme mendore, gruaja sulmon me thikë infermieren

Publikuar më 12.07.2020
Një grua ka sulmuar me thikë infermieren në spitalin rajonal...

Një grua ka sulmuar me thikë infermieren në spitalin rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër. Sipas informacionit paraprak, mësohet se gruaja është një person me probleme mendore, të cilën po e transportojnë në qytetin e Vlorës. Sa i takon gjendjes shëndetësore të infermieres, ajo ndodhet në kujdesin e mjekëve. Deri tani, nuk ka një informacion mbi shkaqet […]

Lexo më shumë

Shfrytëzuan seksualisht 17-vjeçaren, bien në pranga katër persona në Krujë (Detaje)

Shfrytëzuan seksualisht 17-vjeçaren, bien në pranga katër persona në Krujë (Detaje)

Publikuar më 12.07.2020
Pas një hetimi 8-mujor, katër shtetas ranë në pranga në Kruj...

Pas një hetimi 8-mujor, katër shtetas ranë në pranga në Krujë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare, të cilën po ashtu e nxisnin të përdorte drogë dhe ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit. Policia njofton se u kapën dhe u ndaluan shtetasit E. C. (Ç)., […]

Lexo më shumë