×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Arrestohet në kufi këngëtarja e famshme shqiptare, kapet me 2 armë zjarri dhe 23 plumba (Foto)

Ka rënë në prangat e policisë shqiptare një nga këngëtaret e njohura në trojet tona. Policia e Kukësit ka njoftuar se është arrestuar Fjolla Morina, të cilës gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Morinës i janë gjetur 2 armë zjarri të tipit pistoleta dhe 23 plumba.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së  shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek. Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak.

Këngëtarja u arrestua bashkë me dy shtetasit F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Sipas uniformave blu arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Morinë, Kukës.

Policia Kufitare e Morinës evidenton dhe godet një rast të tentativës për të hyrë në territorin shqiptar me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak.

Vihet në pranga një 34 vjecare që posedonte armën e zjarrit.

Në vijim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës vihen në pranga edhe dy shtetasit që udhëtonin në automjet me shtetasen që posedonte armën e zjarrit.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së  shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë  arrestimin në flagrancë të shtetasve;

F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rita Ora dhe Dua Lipa bëhen bashkë, ja ku do i shohim këngëtaret e njohura

Rita Ora dhe Dua Lipa bëhen bashkë, ja ku do i shohim këngëtaret e njohura

Publikuar më 27.10.2020
Në eventin madhështor të muzikës ‘MTV EMA’ për këtë vit Do t...

Në eventin madhështor të muzikës ‘MTV EMA’ për këtë vit Do të jenë dy këngtaret me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa. Kjo e fundit është nominura për  kategoritë “Best Artist”, “Best Song” për hitin “Don’t Start Now”, “Best Pop” dhe “Best Act” për zonën e Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Ndërkohë edhe Rita […]

Lexo më shumë

Fifi zyrtarizon lidhjen, flet për mashkullin që i ka ‘rrëmbyer’ zemrën (Foto)

Fifi zyrtarizon lidhjen, flet për mashkullin që i ka ‘rrëmbyer’ zemrën (Foto)

Publikuar më 25.10.2020
Fifi ishte e pranishme mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush Lua...

Fifi ishte e pranishme mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush Luan” jo si pjesë e stafit, por si e ftuar e emisionit. Gjatë sfidës “ndaje ose haje”, këngëtarja zbuloi një detaj shumë të veçantë nga jeta e saj personale. Fifi është pyetur se çfarë kuptimi ka fjala “stracciatella” që ajo e ka bërë tatuazh në […]

Lexo më shumë

Elvana Gjata publikon foto me familjen, jep mesazhin e rëndësishëm për fansat

Elvana Gjata publikon foto me familjen, jep mesazhin e rëndësishëm për fansat

Publikuar më 25.10.2020
Elvana Gjata, një ndër këngëtaret më të dashura për publikun...

Elvana Gjata, një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, së fundmi ka publikuar një foto, ku duket mjaft e lumtur. Në llogarinë e saj të ‘Instagramit’, Elvana ka publikuar një foto me prindërit e saj dhe ka ndarë një mesazh me rëndësi për ndjekësit. ‘Të shtrenjtët e mi, në këto kohë të vështira, […]

Lexo më shumë

“U shtuam”, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla mirëpresin të lumtur pjesëtarin e ri të familjes!

“U shtuam”, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla mirëpresin të lumtur pjesëtarin e ri të familjes!

Publikuar më 25.10.2020
Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre d...

Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fisnik Syla i propozoi për martesë Fjolla Morinës. Ajo i tha “PO” këtij propozimi, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e saj dhe duke dhënë lajmin e bukur se […]

Lexo më shumë

“Artisti që kopjon këngët më shumë është Ledri Vula!”, Capital T habit të gjithë me përgjigjen e tij

“Artisti që kopjon këngët më shumë është Ledri Vula!”, Capital T habit të gjithë me përgjigjen e tij

Publikuar më 24.10.2020
Capital T ishte i ftuar në puntatën e pestë të spektaklit “S...

Capital T ishte i ftuar në puntatën e pestë të spektaklit “Shiko Kush LUAN”. Reperi u vendos përballë personazheve të famshëm shqiptarë në sfidën e “Paintball”. Kjo sfidë u realizua mjaft mirë nga Capital-i pa hezitim. Shumë nga përgjigjet e Capitalit na kanë surprizuar pasi edhe pse në tabelë ishin bashkëpuntorë të tij, ai i […]

Lexo më shumë

Pas lindjes së djalit, Eduarti i bëri dhuratën më të bukur Arbanës (Foto)

Pas lindjes së djalit, Eduarti i bëri dhuratën më të bukur Arbanës (Foto)

Publikuar më 24.10.2020
Disa ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori E...

Disa ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj u bënë me djalë, emri i të cilit është Diell. Moderatorja u bë me djalë të dytë, ndërsa Eduarti u gëzua për herë të parë si baba. Ndërsa çifti po shijon emocione të bukura, Eduarti nuk ka harruar t’i bëj një dhuratë të veçantë […]

Lexo më shumë

Marina Vjollca poston foton ku shfaqet sensuale, DJ me famë botërore e “ngacmon”

Marina Vjollca poston foton ku shfaqet sensuale, DJ me famë botërore e “ngacmon”

Publikuar më 24.10.2020
Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, mbetet të je...

Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, mbetet të jetë një nga vajzat më tërheqëse të ekranit shqiptar. Bukuroshja shqiptare ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve sa herë bën një postim në rrjetet sociale. Se fundmi ajo ka postuar një foto ku shfaqet mjaft sensuale, madje Marina ka arritur të tërheqë edhe vëmendjen e […]

Lexo më shumë

U njohën në protestë, gazetarja shqiptare merr propozimin ‘live’ në emision nga partneri i saj

U njohën në protestë, gazetarja shqiptare merr propozimin ‘live’ në emision nga partneri i saj

Publikuar më 24.10.2020
Në emisionin “Rudina”, i moderatores së njohur Rudina Magjis...

Në emisionin “Rudina”, i moderatores së njohur Rudina Magjistari, ka ardhur për herë të parë propozimi për martesë. Të ftuar në emision ishin çifti i njohur i ekranit, gazetarja Fabiola Hoxha dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha. Fabiola nuk kishte marrë ende një propozim për martesë, pavarësisht se ata e kanë […]

Lexo më shumë